Teksa kriza e energjisë po thellohet dhe muajt e ardhshëm parashikohen të jenë edhe më të vështirë, fatura financiare për importet vijon të rritet. Deri më tani KESH ka importuar rreth 280 milionë euro energji, ndërsa në skenarin më pesimist qeveria pret që fatura e importit të arrijë deri mbi 600 milionë euro. Kjo, vlerë varet nga çmimi i energjisë në bursën ndërkombëtare.
Vjeshta ka nisur po me çmime të kripura për megavat. Vetëm në ankandin e parë të zhvilluar nga KESH për këtë muaj për datat 3 dhe 4 shtator, janë importuar 6 milionë euro energji, pasi janë blerë 12,360 megavat me një çmim mesatar 487.63 Euro/megavati.
Si pasojë e kësaj situate kritike, qeveria ka gati planin emergjent për përballimin e situatës, që parashikon një aksion për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të energjisë, vendosja e fashës që ndan konsumatorët familjarë në dy kategori, por nuk përjashtohet as mundësia e ndërprerjes së energjisë në orare të caktuara.
Aksioni për lidhjet e paligjshme nis javën e ardhshme, ndërsa në 1 tetor do të vendoset fasha e energjisë, ku familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë më shumë. Konkretisht janë 30% e familjeve që pritet t’u rriten kostot, por ende nuk është caktuar çmimi i ri, që do të varet nga vlera e energjisë për megavat.
Por, teksa kriza energjetike vijon, borxhet e ujësjellësve për faturat e papaguara kanë arritur në rekord. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, në fund të muajit qershor faturat e papaguara të ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishin afërsisht 18.1 miliardë lekë.
Në raport me dhjetorin e vitit 2021, faturat e papaguara janë rritur me 2.3 miliardë lekë. Për shkak të gjendjes financiare të rënduar të ujësjellësve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërmori reformën e agregimit të detyrimeve të prapambetura, ku u vendos të shkriheshin 46 ujësjellës me performacë negative, dhe të krijohen vetëm 15 drejtori qendrore në të gjithë vendin, që do të administrohen nga ministria. Masë kjo që përveç se synon të shlyejë detyrimet e papaguara dhe të përmirësojë financat e ujësjellësve, pritet të rrisë cilësinë e shërbimit nga qytetarëve si dhe të shtojë investimet në rrjet.
FATURAT E PAPAGUARA TË UJËSJELLËSVE
Dhjetor 2021 15,720 Mld Lekë
Qershor 2022 18,092 Mld Lekë
Diferenca +2,372 Mld Lekë
kryeidioti i shqiperise vazhdon te gerthasi sja kemi nevojen rusit, dhe nga ana tjeter ska energji as per te ndezur nje llampe, o zot sa budalla esht na ruaj o zot nga surreli
PërgjigjuPse tani u kujtuat ?! Ujesjellsat jane vende vegjetimi te militanteve. Marrin rroge kushedi sa veta qe nuk shkojne ne pune fare. Krimbur ne korrupsion.
PërgjigjuI dashur popull,mos u merzit e mos u trondit se për ne,popullin, mendon lavdiploti i Ballkanit te Shpartalluar,më falni Hapur, kryerilindasi sociopat me indetitet te cënuar si miku i tij për kokë ilirmetaj,mbrojtesi më i sigurt i këtij te fundit dhe salikaragjiçit. Pra kemi një mbrojtës engjëllor qe do bej fushatë në zgjedhjet e afërta lokale me slloganin "Do kini ujë 24 në 24 orë".
PërgjigjuMullinj ere ne forme 4 helikash për pompë si funksion për të shtyre ujin dhe për të furnizuar pra pompat elektrike zevendesojini me mullinj ere me 4 helika funskion pompe! Për 4 vite ska me Borge nga pompat per UK ! Gjithsesi zor se do ndryshoj dicka !
PërgjigjuShume bukur, ne burg drejtuesit si familjaret. Ca ka ktu, asnje problem
Përgjigju