Për Specialistin e Shëndetit Publik, mjekun Laidon Shapo, vendi ynë duhet të ashpërsojë masat në lidhje me COVID, madje edhe të shkojë drejt një lock down.
Por sipas mjekut që jeton dhe punon në Londër, gjatë një interviste në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv, askush nga klasa politike në këto momente nuk do të ishte në gjendje që të ndërmerrte masa të tilla për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në vendin tonë.
‘Duhet “lockdown” për të marrë efekte pozitive, më duket hipotetikisht nuk bëhet për asrye fushate elektorale. Kush do të ishte pro që gjithë marsit ta mbyllte në ‘lock down’, kur jemi në prag të zgjedhjeve elektorale. Kush do të ishte pro një lock down?! Askush nuk e do! Janë bërë studime këtu në Britani nga ‘lock down’ i parë. Në Britani nga të gjitha ndërhyrjet, ‘lock down’ ishte ndërhyrja më me vend që solli benefite maksimale.Na duhen ca masa të tjera.’- tha Shapo.
Po ashtu mjeku shtoi me tej se në Shqipëri ka mbërritur varianti britanik i Covid. ‘Mendoj se ka mbërritur në Shqipëri varianti anglez. Habitem si nuk u është kthyer përgjigja. Mendoj se kanë hyrë.’- tha Shapo.
Mjeku Roland Xhaxho tha se ‘lock down’ është masa e fundit që mund të marrë qeveria, dhe se kjo masë duhet të vendoset nga komitete më të zgjeruara.
‘Lock down është masa e fundit që mund të marrë qeveria, duhet të vendoset nga komitete më të zgjeruara. Unë mendoj se personalisht, në Shqipëri është diçka ekonomike. Nëse ndodh lockdown shteti duhet të paguajë. Me specifikat tona si komb është e vështirë të gjesh një mesatare të artë. Duhen provuar edhe masat e forta, se shqiptarët po u bërtite e respektojnë. Kapacitetet e spitaleve, të sëmurët që po trajtohen, edhe ato që janë në shtëpia është një numër shumë i madh. Unë do të thoja të bëhej një rritje e madhe e testeve, teste të shpejta.’- tha Xhaxho.
Me qe po jetojme fenomene te çmendura te provokuara nga te çmendur me qellime psikopatesh un po kerkoj ti terheq pak vemendjen te çmendurve si ky "doktorri" qe kur para shtrojn nje ide apo plan ta thot te gjith jo pergjysem,me nje fjal per ato qe duhet te rrin ne shpi do tju sigurohet edhe buka ,moret vesh hajvanet e m....?
PërgjigjuPo qysh thua ti, te bejme lockdown dhe te paguaje shteti? Dmth ti japin leke popullit dhe zyrtaret me oligarket e tyre te ndrisin syte. Apo nuk po vjen dhe sezoni plazhit. E kane 1000 euro dita per persona ata mor shok! Cfare degjoni kot mjek te tille pa sens financiar.
Përgjigju