Foto nga mbledhja e Gjykatës së Lartë për anëtarin e ri të Kushtetueses

Kronikë

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses, Asim Vokshi do të zëvendësojë Holta Zaçajn! U zgjodh si kandidati me më shumë pikë

30 Shtator, 07:46| Përditesimi: 30 Shtator, 10:51

  • Share

Asim Vokshi është zgjedhur anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi u mor në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, organi i emërtesës. Vokshi u shpall automatikisht fitues pasi asnjëri nga tre kandidatët, të cilët kishin marrë më shumë pikë nga KED, nuk mori 3/5 e votave. Kështu Vokshi, i renditur i pari në pikëzim (89.5 pikë) u zgjodh anëtari që do të zëvendësojë Zaçajn.

Naureda Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 ndërsa kandidati tjetër Florian Ballhysa asnjë votë. Një votë u konstatua e pavlefshme. Vokshi do të zëvendësojë vetëm mandatin e Zaçajt si anëtar i Kushtetueses, ndërsa procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës do nisin më pas.

“Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.”, njoftoi Gjykata e Lartë.

Vendimi për zgjedhjen e Vokshit do t’i komunikohet kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, presidentit Bajram Begaj dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

Tre kandidatët më të pikëzuar që ishin në garë:
1) Asim Vokshi   89.5  pikë
2) Naureda Llagami  89.3   pikë
3) Florian Ballhysa  77.83 pikë

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?