Lypësa në Kubë

Bota

“Vendi ynë nuk ka lypësa”, ministrja e Punës në Kubë detyrohet të dorëhiqet pas deklaratës

16 Korrik, 10:14| Përditesimi: 16 Korrik, 10:16

  • Share

Ministrja e Punës e Kubës, Marta Elena Feito Cabrera, ka dhënë dorëheqjen pas deklaratave të saj se në ishullin komunist nuk ka lypës.

"Në Kubë nuk ka lypësa. Ka njerëz që bëjnë sikur kanë nevojë për lëmoshë që të fitojnë para sa më thjeshtë", tha ajo.

Komentet e ministres, të bëra gjatë një seance të Kuvendit të Kombit, u kritikuan ashpër nga kubanët në vend dhe jashtë tij, duke shkaktuar një reagim nga Presidenti i vendit, Miguel Diaz-Canel. Pas këtij reagimi, ministrja dha dorëheqjen.

Nivellet e varfërisë dhe mungesa e ushqimit janë përkeqësuar në Kubë, pasi vendi vazhdon të përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Për më tepër, Feito Cabrera e akuzoi popullin që kërkonte ushqim nëpër mbeturina si "pjesëmarrës të paligjshëm në shërbimin e riciklimit".

Një grup aktivistësh dhe intelektualësh kubanë publikuan një letër ku kërkuan largimin e ministres, duke e quajtur këtë deklaratë një "fyerje ndaj popullit kuban".

Presidenti kuban e kritikoi publikisht ministren gjatë seancës parlamentare, megjithatë pa e përmendur emrin e saj, duke thënë se udhëheqësit nuk mund të veprojnë me "përbuzje" dhe nuk mund të jenë "të shkëputur nga realiteti".

Dorëheqja e Feitó Cabrera u pranua nga Partia Komuniste e Kubës dhe nga qeveria.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?