Vendim befasues nga gjykata e Madridit: 'Superliga europiane' mund të organizohet, UEFA dhe FIFA mos të dënojnë pjesmarrësit

31 Janar 2023, 14:01| Përditesimi: 31 Janar 2023, 16:05

  • Share

Kthesë e bujshme mbi fatin e Superligës Europiane. Gjykata e Madridit ka vendosur që klubet të cilat aspirojnë ta ndërtojnë nuk do të kenë asnjë lloj dënimi nga UEFA dhe FIFA. Si të mos mjaftonte kjo, sipas kësaj gjykata, garat futbollistike nuk janë pronë vetëm e UEFA-s dhe FIFA-s ndaj një kompeticion i ri është ligjërisht i pranueshëm.

“FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë sjelljen e tyre anti-konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave evropiane, veçanërisht nëse kjo duhet të shërbejë si justifikim për të mbajtur një monopol nga i cili mund të përjashtohen ose pengohen iniciativat e atyre që aspirojnë të jenë konkurrent i saj (Superligës), sepse kjo i prish strukturën dhe modelin e biznesit,”-lexohet në vendimin e gjykatës së Madridit.

Vendimi i Gjykatës Provinciale të Madridit vjen disa muaj përpara vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED), që duhet të vendosë nëse UEFA gëzon monopol në organizimin e garave të futbollit në kontinentin tonë. Nuk do të ketë ankesë kundër vendimit të GJED-së.

Superliga Europiane është një kompeticion ku ideatorët kryesorë janë Real Madridi, Juventusi dhe Barcelona. Aty pretendohet se do marrin pjesë skuadrat më të mira të Europës, duke lënë në hije Champions League. Për këtë shumë skuadra, duke përfshirë Premier League, La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1 pranuan më herët të bëheshin pjesë, por u larguan pas kërcënimit të UEFA-s dhe FIFA-s.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?