Granit Xhaka

Sport

Vendim i papritur, Granit Xhaka arrin akordin me klubin e Premier League! E konfirmon agjenti

22 Korrik, 13:18| Përditesimi: 22 Korrik, 13:49

  • Share

"The Athletic" në Angli shkruan se Granit Xhaka pritet të rikthehet në Premier League, kësaj here jo të Arsenali, por te skuadra që u ngjit në elitë, Sunderland. Sipas medies në ishull, Granit Xhaka ka informuar klubin e tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron vetëm transferimin te Sunderland këtë verë.

Raportohet se kapiteni shqiptar i Zvicrës ka arritur marrëveshje personale me Sunderlandin, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë ende duke vazhduar. Xhaka ka kërkuar nga Leverkusen që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.

Për Xhakën ka interes edhe nga Milani dhe Interi, teksa kjo lëvizje duket befasuese për të.

“Kemi arritur një marrëveshje në parim me Sunderlandin”, tha agjenti i Xhakës, Jose Noguera për "Sky" në Gjermani. "Granit dëshiron të kthehet në Premier League. Sunderland e emocionon atë, ai dëshiron ta marrë përsipër këtë sfidë. Shpresojmë që Leverkuseni do ta respektojë dëshirën e tij për t'u larguar dhe që klubet të gjejnë një marrëveshje së shpejti", vijoi ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?