Tirana

Vendim i Qeverisë/ Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet deri më 30 prill 2022! Artan Lame: Risi në favor të qytetarëve

24 Dhjetor 2021, 14:16| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 17:15

  • Share

Afati për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme në vend do të zgjatet edhe me 4 muaj. Ashtu siç Report TV paralajmëroi dje shtyrja e afatit është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Propozimi për shtyrje vjen si pasojë e pandemisë dhe vështirësive që ka krijuar në qarkullimin e qytetarëve.

Së dyti për shkak se emigrantët nuk kanë përfituar pasi kanë qenë të penguar prej kufizimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Së treti është problemi i legalizimeve, që t’ju jepet mundësia e përfitimit edhe atyre që kanë legalizuar shtëpitë e tyre së fundmi.

Në total deri në fillim të këtij muaji kishin aplikuar për të kryer rivlerësimin e pronave 56,623 qytetar, dhe ishin arkëtuar në nga ky proces 30,6 milionë euro. Synimi i ligjit ishte që të rivlerësoheshin në total 50 mijë pasuri të paluajtshme dhe të arkëtoheshin rreth 49.8 milionë euro. Ligji për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme ka hyrë në fuqi në 1 janar 2020, dhe afati përfundimtar për tu mbyllur është 31 dhjetori 2021. 

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar për shtyrjen e rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri më 30 prill 2022. Lame shprehet se me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022. Ndër të tjer Lame shprehet se është në favor të qytetarëve ndërsa tregon se për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime ndërsa për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin).

"Sot Qeveria Shqiptare përmes një akti normativ, zgjati afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri në 30 prill 2022. Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave. Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.

Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime. Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin). Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të mirat dhe përfitimet e tij. Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve.

Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit. Për periudhën e fundvitit ju drejtohemi qytetarëve të ulim fluksin e aplikimeve në e-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit të kryejnë procedura pranë nesh."-shprehet Lame.

Vendimi i Qeverisë

Ora 17:01
Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave, Lame: Në favor të qytetarëve

1640362147_lame.JPG

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant hidhuni zbrazni xhepat: 24/12/2021 17:39

    u plasi trapi per qytetaret juve, thjesht doni lek nga qe kthehen emigrantet tani prandaj e zgjasni afatin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?