Monika Kryemadhi

Politikë

Vendim për Tahirin/ LSI: Rama është peng i Tahirit, bëri gjithçka për ta mbrojtur

20 Shtator 2019, 07:32| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 09:43

  • Share

TIRANË- Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur në reagim nga  Lëvizja Socialiste për Integrim. Përmes një deklarate, LSI e quan vendimin e gjykatës një tregues se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Sipas LSI, Edi Rama ka bërë çdo gjë për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

"Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve  korruptive dhe i familjarëve të tij. 
Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës  është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.
Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyher tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet", deklaroi LSI.

Komento

Komente

  • Mire: 20/09/2019 11:21

    Po ti je deri ne fyt me shum gabime mos komento se buri yt ishte me vidio e pe vete sa vidhte popullin fare jep komente eshte turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?