Marco Reus

Vendim surprizë, Marco Reus tërhiqet pas disa vitesh te Dortmund

7 Korrik 2023, 16:31
  • Share

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Marco Reus nuk do të jetë më kapiteni i Borussia Dortmund. Sulmuesi anësor heq dorë nga fasha e kapitenit pas pesë vitesh si lider i grupit verdhezi, teksa vetë lojtari njoftoi vendimin e tij nëpërmjet një reagimi në kanalet zyrtare të klubit ku iu drejtua të gjithë tifozëve të Borussia Dortmund.

“Kam marrë kohë për ta menduar gjatë pushimeve dhe kam vendosur të heq dorë nga shiriti i kapitenit. Unë pata kënaqësinë ta mbaja me krenari këtë shirit kapiteni për pesë vjet. Ishte një nder i madh për mua”, njofton Reus.

Reus u emërua kapiten i Borussia Dortmund në vitin 2018, pas vendimit të Marcel Schmelzer për t'u larguar. Fantazisti ka bërë gjithsej 387 paraqitje për verdhezinjtë dhe është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në të gjitha kohërat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?