Stadiumi 'Optus' gjatë një ndeshjeje miqësore midis Perth Glory dhe Chelsea në Australi

Sport

Vendime historike nga UEFA! Milani luan një ndeshje të Serie A në Australi, Barcelona në Miami për La Ligan

7 Tetor, 09:59| Përditesimi: 7 Tetor, 10:00

  • Share

UEFA ka marrë dy vendime historike më 6 tetor, duke dhënë leje që dy ndeshje kampionatesh kombëtare evropiane të zhvillohen jashtë kufijve të vendeve të tyre, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e futbollit evropian.

Sipas vendimit zyrtar, përballja Milan - Como e Serie A do të luhet në Perth të Australisë, më 8 shkurt 2026. Kjo do të jetë ndeshja e parë e kampionatit italian që zhvillohet jashtë Italisë, një hap i guximshëm për të promovuar markën e futbollit italian në tregjet aziatike dhe australiane.

Ndërkohë, në La Liga, është miratuar që takimi Villarreal - Barcelona, i planifikuar më 20 dhjetor 2025, të zhvillohet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky vendim vjen pas disa përpjekjeve të mëparshme të ligës spanjolle për të zgjeruar praninë e saj ndërkombëtare.

Megjithatë, UEFA ka theksuar se këto janë raste të jashtëzakonshme dhe nuk do të krijojnë precedentë për të ardhmen. Sipas organit më të lartë të futbollit europian, qëllimi është të testohen mundësitë e zhvillimit global të futbollit pa ndryshuar strukturën tradicionale të kampionateve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?