Autori i golit të tretë për Realin

Vendimet e dyshimta në 'El Clasico', Xavi s’përmbahet: Padrejtësi e madhe, s’duhet të heshtim! Ancelotti: E merituam fitoren

22 Prill, 10:00| Përditesimi: 22 Prill, 10:02

  • Share

Një 'El Clasicco' shumë polemizuese, por që hipotekoj titullin e Real Madrid rezultoi përballja e galaktikëve me Barcelonën për llogari të javës së 32 të La Ligas. Në Bernabeun magjik 90 minutat përfunduan me rezultatin 3-2, por katalanasit zhbllokuan që në minutën e 6 me Christensen, duke shtangur madrilenët.

Nuk do të kalonte shumë, dhe një penallti e fituar nga Lucas Vazques dhe e kontestuar shumë nga miqtë, u kthye në gol nga Vinicius, duke rivendosur edhe njëherë baraspeshën.

Në pjesën e parë do të ndodhin edhe dy episode që ndezët më shumë këtë përballje. Një devijim i Yammal dha idenë se topi e kaloi vijën e portës së mbrojtur nga Lunin, por mungesa e ‘goal line tecnology’, por edhe e pamjeve të ofruara nga VAR e lanë rezultatin në 1-1. Më tej një penallti e dyshimtë e paakorduar po për Yamaal, do ishin arsyeja që Xavi në fund të deklaronte se ‘është një padrejtësi e madhe për të cilën nuk duhet të heshtim’.

Megjithatë në pjesën e dytë Barcelona kaloi sërish në avantazh me Fermin Lopez, ndërsa disa çaste më pas Lucas Vazques i dërgoi shifrat në 2-2. Në shtesë hero do rezultonte Jude Bellingham, i cili është kritikuar shumë gjatë kësaj periudhe, por goli i tij i dha 3 pikët Real Madrid në ndeshjen më të rëndësishme. Me këtë fitore Real Madrid, kur kanë mbetur edhe 6 javë kampionat, shkon në 11 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Ndryshe nga Xavi, pas fitores Ancelotti u shpreh se fitorja ishte e merituar dhe për episodet që përmend Xavi arbitri kishte të drejtë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?