Është zhvilluar sot në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor seanca plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku janë miratuar edhe disa ndryshime në emërimet e Prokurorëve.
Kanë qenë dy prej anëtarëve të Këshillit të cilët kanë sjellë propozime për t’i shtuar rendit të ditës, miratimin e raport vlerësimeve për dy kandidatë të pranuar në formimin fillestar në Shkollën e magjistraturës, Blerina Musabelliu dhe Urim Kalia. Propozimi është miratuar me 10 vota pro dhe 1 kundër ( Arben Dollapaj ). Konkretisht ky propozim erdhi nga anëtari Kostaq Beluri.
Ndërsa anëtari tjetër Sandër Beci propozoi që rendit të ditës t’i shtohen dy caktime në pozicion të përkohshëm, Brahim Dragoshi prokuror në Gjykatën e Apelit Shkodër të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Asllan Bajramaj prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë Përmet të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit i Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Përmet. Propozimi u pranua me 9 vota pro dhe 2 kundër ( Arben Dollapj dhe Gent Ibrahimi ).
Gjithashtu u caktuan përkohësisht në detyra të reja prokurorët:
1. Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Lorenc Mërkuri, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
4. Ludovik Doda, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
5. Ylli Pjetërnika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
6. Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
7. Isa Jata, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
8. Erion Çela, Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
9. Urim Buci në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Është miratuar me 9 vota (anëtarët Bujar Sheshi dhe Vatë Staka nuk ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit) projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Nezir Gjoka. Gjithashtu në mbledhje janë miratuar me 11 vota pro dy raportet për verifikimin e pasurisë dhe figures të kandidatëve znj. Blerina Musabelliu dhe z. Urim Kalia.