Prishja e stadiumit të vjetër të Besës

Vendimet e Komitetit Ezekutiv, miratohet ndërtimi i stadiumit të Besës dhe disa fushave në Elbasan e Rrogozhinë

23 Tetor, 16:54| Përditesimi: 23 Tetor, 17:02

  • Share

Komiteti Ezekutiv i FSHF-së miratoi sot disa vendime që më së shumti kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në vend. Ndër më kryesori është bashkëfinancimi i ndërtimit të stadiumit të Besës së Kavajës, që do bëhet bashkë me bashkinë.  Do ndërtohen gjithashtu disa fusha të reja, një prej të cilave në Shtëpinë e Futbollit dhe një tjetër në stadiumin “Luftëtari”.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi edhe ndërrimin e tapetit sintetik në fushën e Shoqatës Olimpiku në Durrës si edhe rikonstruksionin e stadiumit “Shefqet Lamçja”. FSHF do të investojë edhe në kryerjen e disa punimeve shtesë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Këtu do përfshihet edhe ndërtimi i një mini kalçetoje me bar sintetik pas kërkesës së Famullisë së Shna Prendes në Juban të Shkodrës.

Gjithashtu, qeveria e FSHF-së miratoi emrin e ri të drejtorit komercial në FSHF, që do të jetë Fabio Santoro, ndërsa një nga vendimet e marra nga anëtarët e KE-së ishte miratimi i Rregullores për Shpërndarjen dhe Përdorimin e Fondeve të Solidaritetit. Komiteti Ekzekutiv u njoh edhe me memon mbi miratimin e Rregullores së Licensimit të Klubeve dhe Qëndrueshmërinë Financiare për kompetionet e UEFA.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?