Politikë

Pak orë para tubimit të Metës, Rama mbledh në seli ministra e deputetë! Diskutime mbi vendimet e Kongresit të PS

2 Mars 2020, 15:18| Përditesimi: 2 Mars 2020, 16:36

  • Share

TIRANE-Në mënyrë krejt të papritur kryeministri Rama ka mbledhur në selinë rozë ministra e deputetë për të raportuar dhe diskutuar disa nga çështjet kryesore. Kjo mbledhje me grupet strukturale mbahet pak orë para zhvillimit të tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në orën 17:00.

Dhe gjatë fillimit të tubimit Rama do të jetë në selinë rozë, pikërisht për të diskutuar mbi çështjet kryesore, ku përfshihet amnistia fiskale, reforma në drejtësi, raporti i Komisionit Europian dhe aksioni i OFL-së. Amnistia fiskale që u bë e ditur gjatë kongresit të PS-së, do të jetë një nga çështjet kryesore gjatë diskutimeve në selinë rozë.

Sipas gazetaret së Report Tv, Klesiana Omeri tha se gjatë orëve në vijim pritet që dhe grupet strukturale dhe ministra e deputetë të bëjnë raportime në mbledhje në lidhje me çështjet kryesore që kanë në ngarkim.  

Në lidhje me tubimin e presidentit, mazhoranca dhe vetë kryeministri Rama e kanë cilësuar me ironi 'besëlidhjen' që Meta kërkon me popullin, si 'Besëlikja'. Kjo në fakt është hera e parë në histori që Presidenti mbledh popullin kundër qeverisë ose saj që ai e cilëson si 'grusht shteti'.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?