Ismail Shehu, i liruar sot nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Kadastrës

Politikë

Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti

4 Dhjetor 2024, 18:42| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 19:02

  • Share

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është marrë vendim edhe për Kadastrën.

Qeveria ka votuar për lirimin dhe emërimin e një prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ikën një nga emrat e njohur nga Këshilli i Kadastrës Ismail Shehu, i liruar sot (4 Dhjetor). Ai mban dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, teksa në këshill ishte si përfaqësues pikërisht i këtij institucioni.

Ai do zëvendësohet nga Eduard Ahmeti, po si përfaqësues në këtë këshill nga ministria në fjalë. Ahmeti më herët ka qenë edhe drejtues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi i këshillit të Ministrave:

“V E N D I M 

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI  TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA”.

Vendimi i Qeverisë ditën e sotme

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?