Qeveria shqiptare vlerëson me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete të fushave të ndryshme të kinemasë, muzikës, artit, kulturës dhe sportit në vend.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave (26 Dhjetor), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, teksa janë miratuar propozimet për përfshirjen e tyre, duke i akorduar një pension që është sa dhjetëfishi i masës së pensionit social.
Në listë bien në sy emrat e aktorit fierak Arqile Lipe, dirigjentes Suzana Turku, Marjana Leka, soprano, kompozitorit Zef Çoba, piktorit Bujar Luca, por edhe njerëzve të sportit, si Andrea Marko, Sulejman Mema, Haxhi Ballgjini, ish-basketbollistit Robert Kuqo apo dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha.
Kjo masë pensioni, sipas vendimit, nuk duhet t'i kalojë 12 fishin.
Duke përllogaritur masën e pensionit social dhe shifrën e dhjetëfishuar, këro personalitete do të marrin një pension që shkon rreth 100 mijë lekë të reja në muaj.
Lista e emrave që do marrin pensionin e posaçëm:
Komente

Të gjithë ta gëzojnë këtë pension se e meritojnë. Por duket se Shqipëria ekziston si shoqëri me art dhe sport, kur dihet se çfarë niveli kanë këto krahasuar me të tjerët.
Përgjigju