Albert Halilaj dhe Granit Gjana

Kandidon për kryebashkiak, Albert Halilaj lirohet nga detyra e prefektit të Qarkut Kukës, zëvendësohet nga Granit Gjana

13 Shtator 2023, 16:31| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 16:49

  • Share

Në mbledhjen e këshillit të ministrave është vendosur lirimi nga detyra si perfekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet e pjesshme që mbahen më 24 shtator. Në vend të tij është emëruar Granit Gjana. Më herët Granit Gjanaj ka mbajtur postin e Nënkryetarit të bashkisë së Kukësit.

VENDIMI I QEVERISË

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kukësi do të shkojë në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Prej 3 muajsh ai është në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”. Në gatë do jenë Albert Halilaj nga PS, kurse nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" Emri Vata. Edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha nuk paraqiti asnjë kandidat. PD zyrtare ka deklaruar se shkak për mospjesëmarrjen në zgjedhje është koha e pamjaftueshme dhe konflikti i ndezur mes demokratëve.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?