Vendimet për pronat publike, PD: Bashkia i miratoi për llogari të mafies klienteliste

3 Maj 2019, 14:12| Përditesimi: 3 Maj 2019, 14:22

  • Share

Ish-deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediet për të denoncuar votimin e gjashtë vendimeve për pronat publike në Këshillin bashkiak të Tiranës.

Çollaku tha se votimi është bërë me 31 vota nga 37 që parashikon ligji dhe se anëtarët e pranishëm në votim nuk kanë pasur dijeni përpmbajtjen e tij.

"Në këshillin bashkiak të Tiranë s sot u bë një mbledhje më pak se 45 Minuta është shënuar një ngjarje që turpëron çdo institucion. Janë pasqyruar gjashtë vendime të cilat si detyrim kanë përcaktimin përmes votimit të tyre përmes 3/5 të këshilltarëve bashkiake. Prezentë kanë qenë 31 anëtarë nga 37 që duhen për miratimin e ligjit për pronën publike. Kjo bëhet që klientëve të mafies t'i serviret ajo që kërkojnë.

Këshilltarët e opozitës kanë refezuar pjesëmarrjen në mbledhjes sepse klientët e Erion Veliajt kanë marrë përsipër të administrojnë pronat publike të Bashkisë së Tiranës. Asnjë këshilltar nuk ka pasur dijeni për përmbajtjen e këtyre gjashtë vendimeve që lidhen me pronat publike në Tiranë. Opozita e ka denoncuar këtë klimë mafioze. Imagjino këto njerëz që manipulojnë zgjedhjet në një këshill bashkiak. Veliaj dhe Rama kanë të njëjtën përgjigje: Protestë deri në largimin e tyre", u shpreh ish-deputeti demokrat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?