Vendimet skandaloze të Gjin Gjonit dhe gruas së Fullanit, si liruan kryetrafikantin turk që sot kërkohet si terrorist

23 Tetor 2019, 12:57| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 10:39

  • Share

TIRANE- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli ditën e sotme për të thënë se ishte zbuluar një celulë terroriste, të cilët në 2018 kishin pasur si qëllim të kryenin akt terrorist ndaj muhaxhedinëve.

Një emër i rëndësishëm, për të cilin foli Ardi Veliu është edhe Abdulselam Turgut, i njohur për autoritet shqiptare, pasi në 2011 është arrestuar në Rinas. Arrestimi në Rinas u bë për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009.

Shtetasi turk, Abdulselam Turgut, ishte në kërkim në atë kohë edhe nga pesë shtete të Europës.

Pas arrestimit të shtetasit turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin e masës se përkohshme të siguriisë "Arrest ne burg" me afat 40 dite për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.

Gjykata e Rrethit Tiranë, pasi ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, ka vendosur si të ligjshëm arrestimin e shtetasit turk, si dhe duke caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Abdulselam Turgut. Vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, e ka ankimuar avokati i Abdulselam Turgut në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar lirimin e tij.

Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.

Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por që shtetasi turk nuk është gjetur më në adresën që kishte gjykata. 

Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në vitin 2011

Edhe pse Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, kjo e fundit në vitin 2012, në një vendim me Gani Dizdarin kryesues, dhe katër anëtarë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, gjykuan se masa "arrest shtëpie" për turkun dhënë në 2011 nga Gjykata e Apelit kishte qenë i ligjshëm. 

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e Gjykatës së Lartë për konfirmimin e vendimit të Apelit)

LIDHJET E ABDULSELAM TURGUT ME TRAFIKUN E DROGËS NË SHQIPËRI

Për Abdulselam Turgut mediat turke kanë pasur raportime të shumta, duke e lidhur edhe me trafikun e drogës në vendin tonë.

Mediat turke kanë raportuar se Abdulselam Turgut ka pasur marrëveshje me disa shtetas shqiptarë, për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimore.

Një ndër personat që Abdulselam Turgut ka bashkëpunuar në aktivitetin e trafikut të drogës, ka qenë edhe Hekuran Hoxha, i arrestuar në shkurt të këtij viti, në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

Hoxha akuzohet se ngriti laboratorin e drogës në Has, i shkatërruar nga autoritetet gjatë goditjes se grupit “Avdylaj”.

Sipas prokurorisë, Hekuran Hoxha kishte organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë.

Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi, në fshatin e Hasit në Kukës, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, ku ishte siguruar një ambient për përpunimin e saj. Prej këndej, sasia e drogës do trafikohej në Itali.

'Roni i Shijakut'

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 24/10/2019 13:02

    KCK ketu fillon nga vete qeveria dhe pastaj kalon tek drejtesia.Kryeministri thjesht fshihet pas deklaratave Kazan ose KCK por realisht eshte ai qe krijon territor per korrupsion. Shpresojme ti vije dita atij gjyqtareve dhe opozites me Korab Lita ne krye

    Përgjigju
  • katunari me brekushe: 24/10/2019 09:46

    dhe si per cudi akoma nuk i ka ardhe radha ne vetting...ooo kpk e mutit o halera qe merni nga 4 mil leke rroge o fundrrina, ju jeni organizate terroriste jo keta!!!

    Përgjigju
  • Shqiptar: 24/10/2019 09:07

    Urgjent! Drejtesi ne Shqiperi! Gjithe pasurine qe kane vene qe e tregojne grate dhe femijet e tyre. Sekuestrim burg!

    Përgjigju
  • POPULLI 2: 24/10/2019 07:36

    Dhe per te mbuluar keto banda terroriste qe u jepnin prokuroreve shtetareve dhe politikaneve miliona euro, kane bere shume viktima dhe sajuan grupe terroriste me djem te rinj te pafajshem qe sot akoma dergjen burgjeve se gjoja do benin sulme terroriste. TE MALLKUAR ZOTI JU DENOFTE BREZ PAS BREZI MIRE QE NUK I DENUAT KETO TERRORISTA PO VIKTIMA PSE SAJUAT APO PER TU KRENUAR SE PO PUNONI.

    Përgjigju
  • KIRI: 24/10/2019 00:51

    KY GJIN GJONI PASKA QENE NJE SHKERDHATE GJYQTAR,,,JANE KETA GJYQTARET E PLEPAVE TE SALIUT,,,,,KETA KANE LENE VRASES E KRIMINELE TE LIRE VETEM PER PARA...//

    Përgjigju
  • .....: 23/10/2019 23:27

    Kti gjykatesi ti sekuestrohet pasuria se esht milioner

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2019 21:50

    Sa gjin gjoner ka ne kete vend aq viktima kane lene pas.. Sistemi me i korruptuar ne bote kush ka leke dhe sot te shkel me kembe.. Te fortet ky sistem i beri te paprekshem aq me teper politikanet.. Amerika fshiu gedafin e sadam hysennin nga faqa e dheut keto shushunja te vogla nuk jane asgje.. Shpetojeni kete popull nga mbreteria e korrupsionit..

    Përgjigju
  • Likja: 23/10/2019 13:17

    Ka marre nej lek gjini.....

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 23/10/2019 13:08

    Ky Gjin Gjoni si miu I arrave, I kudondodhur plehra. Mbase I vjen mandata njehere e mire ashtu sic e meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?