Foto ilustruese

Sociale
Top 24

Vendimi/ 1994-2013, emrat e ish-pronarëve që u është njohur e drejta për kompensim

20 Nëntor 2018, 07:48| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 11:49

  • Share

Publikohen 161 emrat e ish pronarëve të cilëve u është njohur e drejta për kompensim dhe vlerësim për vitet 1994-2013. Me publikimin e emrave në Fletoren Zyrtare tashmë u hapet rruga për kompensim të gjithë përfituesve të mëposhtëm. Por cila është procedura që ndiqet për kompensimin?

Procedura dhe dokumentat
Subjekti kërkues në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

-Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

-Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

-Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

-Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

-Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

-Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?