Vendimi/ Balluku: Do konfiskohen ndërtimet pa leje, do shkojnë për përdorim publik! Hetim për institucionet, kompanitë abuzojnë nën hundën e tyre

7 Shtator 2022, 12:57| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 15:44

  • Share

TIRANË- Të gjitha ndërtimet pa leje me qëllim biznesi, do të konfiskohen nga shteti. E njëjta gjë do të ndodh edhe me ato kompani që shkelin lejet e ndërtimit, duke bërë shtesa në objekt, por jo për banim. Ky është vendimi i fundit i marrë nga qeveria, që u bë publik nga zëvendëskryeministrja Belinda Ballukum, e cila paralajmëroi investigim të institucioneve që kanë lejuar këto abuzime. Sipas vendimit, pas konfiskimit, ndërtuesit i jepet mundësi të blejë metrat katror ose t'i dhurojë.

Balluku tha se ndërtimet që do të konfiskohen do t'i jepen qytetarëve që preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët të cilët sërish preken nga projektet publik. Sipas zv.kryeministres, synimi i këtij procesi është që të dekurajohen kompanitë ndërtuese që shkelin ligjin.

“VKM e titulluar për rregullat për konfiskimin për interes publik për ndërtimet pa leje me qëllim fitimi. Për të qenë më specifike për aktin që do të ketë dhe komunikime të tjera publike, ka t bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje ose siç ka trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga Bashkitë. Kjo kohë ka mbaruar. Ky lloj trendi shumë i zhvilluar ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja mund të jetë 7 kate, i bëjmë dhe 3 sipër për t’i legalizuar më pas.

Të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen atyre qytetarëve që preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët të cilët sërish preken nga projektet publike. I gjithë ky proces është i gjatë por ka qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin dhe duke qenë nën mbikëqyrjen e institucioneve tona. Për çdo ndërtesë, e cila tashmë rezulton se ka shkelur lejen apo për cdo ndërtesë pa leje, do të ketë investigim për ato institucionet që kanë si detyrë kontrollin e territorit dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre pasi ne identifikojmë se ka edhe një tolerancë nga vetë institucionet për t’i lënë kompanitë në abuzim.

Ndërsa një qytetar që rregullon catinë apo ndryshon pllakat e oborrit, vihet menjëherë nën mbikëqyrjen e policisë apo IKMT. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë prej ndërtuesve dhe gjithçka e ndërtuar pa leje do të shkojë për përfitim të popullit, për familje në nevojë, për zyrat e shtetit. Mundësia e parë e ndërtuesit është parapagesa e metrave katror që t’i parablejë, përveç gjobës që do të paguajë, në rastin e dytë i dhuron dhe në rastin e tretë është konfiskimi”, tha Balluku.

Ky vendim i qeverisë vjen pas aksionit në bregdet, ku inspektorët shembin me dhjetëra biznese pa leje. Ky vendim do të shmangë edhe përplasjet e IKMT-së apo të policisë me pronarët

Ora 13:08
Do fiken dritat pas orës 22:00? Balluku sqaron: Nuk do të ndërpresim energjinë! Nesër prezantojmë paketën dhe masat drastike që do të marrim

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije se Shqipëria nuk do të aplikojë masa për ndërprerje të energjisë elektrike pas orës 22:00. Ditën e nesërme, në orën 09:00 së bashku me kryeministrin Edi Rama do të prezantojnë paketën e energjisë në një kohë kur e gjithë bota përballet me krizën energjetike.

“Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerje të energjisë pas orës 22:00 sepse do të ishte masë emergjence shumë e madhe. Nuk ndodh kjo. Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thoja që aplikimi i ndriçimit publik i njësive tregtare dhe gjithçkaje tjetër ndodh nga ora 4 pasdite deri në orën 10 të darkës. Vetëm ai interval lejohet të ketë drita të ndezura. Flasim për ambiente publike. Pas atij momenti fiken dritat deri të nesërmen në orën 4 pasdite.

E ka nisur Gjermania, por e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë. Nesër me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës së energjisë përsa i përket edhe fashës 800 KWH që do të nisë nga 1 tetori dhe disa masa drastike që do të marrim në vazhdim”, tha Balluku.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tobi: 08/09/2022 05:02

    Edhe kete nuk e kishim menduar. Qe konfiskimi tani e ben Qeveria. Ndersa Gjykata mbase do kthehet polic trafiku. Kane edhe guxim dhe e shprehin hapur, madje me Vendim! Ka lezet.

    Përgjigju
  • koli: 07/09/2022 20:22

    i keni lene firmat te bejne kate pa leje ,, dhe nuk merrni asnje kontroll.kurse per ste qe riparon catine e shtepisr beni namin,,,qeveri idiotesh, dhe te poshter......

    Përgjigju
  • Meti: 07/09/2022 18:07

    Fiks ke fol sic te thash

    Përgjigju
    • leta: 28/12/2022 07:33

      Nuk.shikoni.pallatet.qe.kan.16.vjet.pa.ipotek qe.kur.e.blem.paguam.koker.me.koker.leket dhe.pronari.pallatit.sben.ipotek te.mali.rrobit car.duet.te.bei.qeveria.dhe.sa.vite.do.rim.pa.ipotek??????

  • Arbërori: 07/09/2022 16:50

    Konfisko nga shqiptarët për tua dhën serborusve oj mjerane analfabete…

    Përgjigju
  • zamira: 07/09/2022 16:35

    Do te ngre kapelen zonja Balluku ne se e ben kete. Ke nje Bravo te madhe. Do te jem ne mbeshtetjen tende plotesisht.

    Përgjigju
  • Lamtumire bashkia: 07/09/2022 15:13

    Keshtu thoni se do ta Shikoni kur të humbni bashkine Tirone nuk do keni me pastaj as vota as vendime! Në Itali kush nderton pa leje dhe nuk e ka kapur shteti i jepet prona me gjithë certifikate ! Tironsit do ti japin reçel fiku me 7 maj , dihet ajo pune !

    Përgjigju
  • Andi: 07/09/2022 14:56

    Ahahahahaha po i bie te sekiestrohen kullat pas ish Sheratonin qe po i nderton Cet Kastrati se per 5 e pati lejen dhe po ben 6. Ose ne mire pallati tek ETC se ka ca kate shtese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?