Kronikë

Vendimi, Bashkia Pukë i pari institucion që vendos kusht vaksinën ose tamponin! Kryebashkiaku Gjonaj: Kartelë vaksinimi ose rezultatet e testit çdo javë

13 Shtator 2021, 10:37| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 10:01

  • Share

Bashkia e Pukës bëhet institucioni i parë në vend që vendos kusht për administratën vaksinën ose tamponin. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka marrë vendimin që  punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit.

Gjonaj thotë se kush nuk vaksinohet çdo javë duhet të sjellë rezultatet e tamponit.  Gjithashtu Bashkia Pukë ka marrë vendim për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione.  Shkak për këtë vendime është rritja e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

"E gjithë administrata duhet të vaksinohet dhe e dyta pa pasur parasysh dëshirën apo jo dëshirën, kemi vendosur se ato që nuk vaksinohen e kanë për detyrë që të vijnë me nj fletë që të vërtetojnë se kanë bërë tampon, kështu që në këto kushte do i rikthehemi një punë shumë të madhe të sektorit të shërbimeve, për dezinfektimin e ambienteve. Tamponi është më i kushtueshëm që gjë është e kushtueshme dhe e bezdisshme, por do jetë ligj në përputhje me vendimet e Komitetit Teknik, apeli im për qytetarët është që të mendojmë më thellë për qëndrimin tonë ndaj vetes, ndaj shoqërisë, nuk duhet të veprojmë në kundërshtim me këto norma, ne duhet të nxjerrim mësime se patëm kohë për të mësuar që luftohet jo e fushata, por me masa konkrete. E rëndësishme që të mos na mungojë vaksinat, gjë që qeveria ka marrë masat. Të jemi në krye të kësaj detyrë, mundësitë vaksinuese janë të gjithë", tha për mediat kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj. 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ANALFABETI: 13/09/2021 12:21

    KATUNAR...MER VESH TI NGA LIDHET GOMARI ! SERVIL MUTI !!!

    Përgjigju
  • Tani: 13/09/2021 09:06

    Vendimi nr 2 do jete se sa femije duhet te besh. Vendimi nr 3 do jete te mos marrim fryme se rrezikojm te infektohemi. kRYETARI KOPERATIVES SE PUKES PO REALIZON PLANIN 100%. sHKO ORE TRRAP ME GJITJE CERTIFIKATE VAKSINE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?