Fatmira Hajdari dhe faksimile e vendimit të KPK

Vendimi/ Fatmira Hajdari 948 mijë USD pasuri të paligjshme, tentoi ta fshihte, prapaskenat e shkarkimit të bujshëm

11 Gusht 2020, 08:34| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 09:09

  • Share

Gjyqtarja e Apelit në Tiranë Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD. Ky është konkluzioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, në vendimin për shkarkimin e gjyqtares pas një karriere 20-vjeçare në drejtësinë shqiptare. Gjetjet rreth verifikimit 19-mujor të pasurisë dhe figurës së Fatmira Hajdarit janë përmbledhur në një dokument me 64 faqe. Në konkluzionet për pasurinë, thuhet se gjyqtarja e Apelit nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm, nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e pasurive si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur një pjesë të pasurisë.

Gjithashtu, sipas Komisionit të Vetingut, Fatmira Hajdari, deri në vitin 2003, kur ka nisur për herë të parë të deklarojë pasurinë, ka mungesë të ardhurash të ligjshme për blerjen e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve në vlerën 18 milionë lekë. Ndërsa për periudhën 2003-2016, nuk justifikon shpenzimet me vlerë 80 milionë lekë. Sipas KPK, në total, Fatmira Hajdari nuk justifikon rreth 1 miliardë lekë të vjetra ose 948 mijë USD.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i KPK për shkarkimin e Fatmira Hajdarit

Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Vendimi i shkarkimit zbërthen misterin e pallatit, të cilin zonja Hajdari nisi ta ndërtonte 8 vite më parë, pra në vitin 2012. Për të ndërtuar këtë pallat zonja Hajdari ka investuar 207 mijë euro, vlerë të cilën e ka mbuluar më vonë me shitjen e vetëm dy apartamenteve.

Fillimisht, Fatmira dhe Azem Hajdari kanë përfituar si të pastrehë nga shteti 454 m2 truall dhe një banesë 95 m2, në vitin 1995, me vlerë 129 mijë lekë. Edhe për këtë pasuri gjyqtarja ka gënjyer në deklaratat e pasurisë. Ndërkaq, mbi këtë truall, zonja Hajdari ka ndërtuar pallatin (punimet kanë nisur në 2012 dhe kanë përfunduar në 2014), ku sot ka në pronësi bashkë me tre fëmijët, 12 pasuri të paluajtshme, si apartamente, dyqane dhe njësi. Gjyqtarja ka shitur 4 apartamente me vlerë 110 mijë euro, 100 mijë euro, 60 mijë euro dhe 90 mijë euro. Në këto pasuri, gjyqtarja Hajdari ka 3/6 pjesë, ndërsa tre fëmijët kanë nga secili nga 1/6 pjesë.

Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2.

Në 2013, ka shtuar 142 m2 truall, ngjitur me truallin e parë. Në 2015, ka shtuar edhe 150 m2, ngjitur me dy pjesët e bashkuara, ndërsa pjesa tjetër është shtuar para vitit 2013. Sipërfaqja 142 m2 ka qenë tokë publike, të cilën zonja Hajdari e ka përfituar me vendim gjykate. 150 m truall i ka marrë me VKM-në nr. 823, datë 7.10.2015 sërish nga shteti, ku pala shitëse ishte ALUIZNI Tiranë. Truallin 150 m2 e ka pëfituar me çmim total prej 978.268 lekësh, e përbërë nga pagesa prej 402.267 lekësh, bono privatizimi në vlerën 560.000 lekë. Edhe këtë pronë të re Fatmira Hajdari nuk e ka deklaruar në ILDKP.

Referuar vendimit, KPK ngre dyshime edhe sa i takon burimit të 207 mijë eurove të investuara për ndërtimin e pallatit. Për të mbuluar pjesërisht këtë shpenzim, Fatmira Hajdari deklaron se djali i saj ka shitur investimin 160 mijë euro në lokalin në Qytetin Studenti. Djali i zonjës Hajdari në vitin 2009 ka lidhur një kontratë me Ministrinë e Ekonomisë për të marrë me qira për 10 vjet ish-Sallë e Lojërave të Qytetit Studenti, 306.5 m2, me vlerë qiraje 155.000 lekë/muaj. Por, kontrata është zgjidhur dy vjet më vonë, pasi ndërtesa u ka kaluar ish-pronarëve, të cilët i kanë dhënë djalit të zonjës Hajdari vlerën e investimit, lëvizje për të cilën KPK ka ngritu një pikëpyetje të madhe.

Për këtë investim, Kirjard Hajdari, ka marrë një kredi 18 milionë lekë, në vitin 2007, pra dy vjet para se të lidhte kontratën me Ministrinë e Ekonomisë. Sipas vendimit, nuk ka dokumentacion që provon investimin e shumës së kredisë në lokalin në Qytetin Studenti, shitjen e të cilit e ka përdorur për të justifikuar pjesërisht shumën prej 207 mijë euro për ndërtimin e pallatit. Më tej është zbuluar se një pjesë e kredisë ishte investuar në një biznes tjetër. Hetimi i thelluar ka zbuluar një seri manovrash dhe veprimesh fiktive me qëllim justifikimin dhe mbulimin e krijimit të pasurive të palujtshme me para që nuk u dihet burimi.

Komento

Komente

  • raul: 12/08/2020 11:14

    O njerez, a keni pare grua me vetulla me te shpifura se keto. une nuk e di si ka guxuar kjo femer te hyje ne sallen e gjyqit per te gjykuar me kete lloj paraqitje, o zot ruajna mendjen,,,,,

    Përgjigju
  • Julian: 12/08/2020 07:17

    Vetem nje prej gjyqtarve imagjino , katastrof

    Përgjigju
  • I drejti: 12/08/2020 01:54

    Kete mesazh e kam per ato gra qe vetem qahen poshte e larte. Shikoni cka bere kjo grua me forcat dhe djersen e saj. Me tre femije te vegjel ka punuar rende dhe ka vene nje pasuri modeste. Nuk e kemi degjuar asnjehere te ankohet. Si nuk na ra dhe ne nje grua e tille. Imagjino te kishte dhe Azemin gjalle (nje zoteri burre edhe ai) cfare do kishin bere. Prandaj ju grate pervishjuni punes dhe lereni FB. Hajt flmrs.

    Përgjigju
  • Demir: 11/08/2020 20:46

    Pra mimimumi 1mil dollare! Me te cilat kane jetuar e financuar deri shkollimin e femijeve ne SHBA! Dhe qe e bija vazhdon deputete dhe tallet poshte e larte. I bie qe e kap dekriminalizimi pasiqe ka perfituar nga te ardhura kriminale, pastrim parash. Ca do beje SPURDHAKU?

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 11/08/2020 18:03

    si tha sala: ti gezoni hajdaret e demokracise

    Përgjigju
  • fatime: 11/08/2020 17:36

    Pastaj degjojme nga foltorja vajzen e kesaj kur flet per shqiptaret. Ec e merre vesh kete pune

    Përgjigju
  • Cubi: 11/08/2020 15:41

    Per cfar e deshen pushtetin keta per ti sherbyer fukarenjeve apo per vete. Edhe kjo si gjith plepistat smund te rrinte me pas. Ketu kupola politike dhe e drejtesis duan nje veting me rrenje. Njerez me rroga sheti behen miljardera,absurde. Kemi 40 vjet qe punojm me rroga mesatare dhe skemi mundur as te bejm nje vil modeste dy tre kate keta ven miljona € Jo lek. Absurde.

    Përgjigju
  • Tosi: 11/08/2020 15:33

    Bo cfare vetullash, me te shpifurat ne planet, vetem gjykatese nuk mund te jete kjo femer,

    Përgjigju
  • albblog: 11/08/2020 13:51

    drejtesia qe kishte ndertuar Salehu... edhe tani bertasin sepse ka korrupsjon

    Përgjigju
  • goni: 11/08/2020 13:21

    po si ka munci. sa e mençur . po njerzit e mençur dhe te famshëm i keni inat ju.

    Përgjigju
  • Pupu cna gjeti: 11/08/2020 12:24

    Le te shkoje tek PD-ja qe te fitoje ndonje post sikunder edhe Gjin Gjoni qe vodhi sa deshi e pa qe po i vinte laku ne fyt gjoja hoqi dore si gjyqtar dhe tani PD-ja e ka propozuar kandidat per deputet.

    Përgjigju
    • Stravaj: 11/08/2020 12:44

      Ne fakt i takon ke Rilindja se dhe e bija iku nga PeDe dhe u bashkua me Rilindjen e Taulantit. Qe te dy jane nga Librazhdi dhe kuptohen shume mire

  • Tropojs: 11/08/2020 11:46

    Rudina Hajdari duhet te zhduket prej politikes e shqiperise te shkoj nga ka ardh se me vjedh si e ema ka ardh nga amerika,e na ban si e ndershme ne parlament

    Përgjigju
  • Nokja: 11/08/2020 10:37

    Po e bija deputete qe na ben si engjellore gezoka pasuri nga pronat dhe tokat qe na ka vjedhur mamaja e saj ne te gjitheve sepse tokat e pronat publike jane tonat. Del dot jo ta denosh mamane gjoja po te kthesh pasurine e vjedhur ku jeton ti zonja Rudina Hajdari.

    Përgjigju
  • Enveri psikolog i madh: 11/08/2020 10:21

    Ku u katandisem... Cfare mallkimi te rend na paskan bere si komb.. Shiko çfarë mostrash kemi ne si kjo mikja,keta që duhet të jenë ajka e shoqërisë imagjino çfarë kasaphanë bëhet me Shqipëri zezën

    Përgjigju
  • Hapu dhe: 11/08/2020 10:14

    Keto gjyqtare dhe prokuror qe po shkarkohen nga vetingu per pasuri te pajustifikuar normalisht duhet te ishin objekt i ligjit antimafje. Ketyre i duhet sekuestruar e gjithe pasuria te cilen e kane vene ne saj te korrupsionit. Per nje kupon tatimor qe nuk leshon nje subjekt e cojn ne ndjekje penale per evazion fiskal, kurse ketyre hajduteve nuk u hyn gjemb ne kembe edhe pse u eshte provuar se pasurine e kane vendos ne saj te grabitjes qe u kane bere njerezeve ne saj te cekicit qe kishin ne dore. Ku u be fatmira Hajadari me gjithe keto pasuri apo ja kishte len baba trashgimi.

    Përgjigju
  • Gimi: 11/08/2020 10:03

    O Fatmire se kuptoj a ke pasqyra ne shpi apo I ke thy

    Përgjigju
  • mjekja: 11/08/2020 09:45

    ore po kush ka qene ai mjek estetik qe ka vu dor te kjo zonje se e ka bere shume keq pupupu

    Përgjigju
    • Mjeku: 11/08/2020 10:50

      E ke gabim zonja mjeke,ai mjek qe ka vene dore tek kjo nuk ka bere gje tjeter vetem se i ka nxjerre fyteren e vertete.

  • 1Mio: 11/08/2020 09:44

    ... për pak, Fati! Ish shitësja e mjeteve të teknikës bujqësore në ish mapon e madhe të BC-city! Çfarë turpi, s thuhet me fjalë, tregues i sistemit të drejtësisë në albanistan!

    Përgjigju
  • Turi: 11/08/2020 09:35

    Sekuestrojani te gjitha kesaj ftyre te keqe si tranvestit . Si nje njeriu qe i ka ber me drog e i sekuestrohen kjo dhe me keq se droga

    Përgjigju
  • Vetingu: 11/08/2020 09:26

    Shikoni cfare drejtesie kane ngritur meta dhe berisha. Kjo eshte fytyra e drejtesise shqiptare

    Përgjigju
  • Sopoti: 11/08/2020 09:15

    Mamaja e Rudines .....u bene te gjith katundaret me lek

    Përgjigju
  • $$$$$$: 11/08/2020 09:09

    Inat ta keni po te pasmet qe ka fatmira hajdari si ka asnj femer ne shqiperi bravo i qoft.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?