Deputeti, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të publikuar nga Enkelejd Alibeaj ku thuhej se 4 deputetë janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Nëpërmjet një postimi në facebook, Salianji tha se nuk kishte asnjë përjashtim sepse sipas tij nuk ka pasur mbledhje të grupit parlamentar për të miratuar këto përjashtime.
“Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale! Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendimeGrupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve”- shkruan Salianji.
Lajmi kryesor:
Thellohet përçarja! Alibeaj përjashton nga grupi 4 deputetët e Berishës: S'reflektuan për dhunën ndaj PD! Salianji: Vendim personal! Shehu: Delirant
B.V/ReportTv.al