Monika Kryemadhi

Vendimi i Apelit për Salianjin, reagon dhe Monika Kryemadhi: Absurdi po vendoset edhe me gjykatë!

26 Shtator, 17:29| Përditesimi: 26 Shtator, 17:36

  • Share

Mes deputetëve opozitarë që kanë reaguar për lënien në fuqi të vendimit nga Apeli i Tiranës për deputetin demokrat Ervin Salianji, 1 vit burgim për akuzën kallëzim të rremë në dosjen “Babale”, është edhe Monika Kryemadhi.

Ligjvënësja e partisë së Lirisë, ish-kryetare e LSI-së, dënoi vendimin e dhënë sot (25 Shtator), duke e cilësuar si “absurd” dhe “jashtë çdo norme proporcionaliteti”

Reagimi i Kryemadhit:

“Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t'i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIRI: 26/09/2024 19:33

    per zotin fole,apo se eshte kushuriri i metesmapo do nje vend ne liste

    Përgjigju
  • Askushi: 26/09/2024 17:45

    Komentoj dhe kjo budra se e kishim harru.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?