Foto ilustruese

Ulje me 5 lekë, nga sot nafta shitet me 240 lekë! Caktohet për herë të parë çmimi i naftës për peshkimin, do shitet me 158 lekë

12 Tetor 2022, 17:14| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 22:56

  • Share

TIRANË- Janë publikuar çmimet e reja të naftës, gazit dhe të benzinës. Duke filluar nga dita e sotme çmimi i naftës do të shitet me 5 lekë më pak, pra jo më pak se 240 lekë. Ulje me 1 lek ka pësuar çmimi i benzinës, i cili duke filluar nga sot do të shitet me 203 lekë për litër. Ndërsa gazi për automjetet do të shitet me pakicë 78 lekë/ litri.

 ‘Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.’- njofton Bordi i Transparencës.

Për herë të parë është caktuar edhe çmimi i shitjes së naftës për peshkimin, ku me pakicë do të shitet me 158 lekë litri.

‘Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombetare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor. Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton: Shumica = 146 lekë/litri! Pakica 158  lekë/litri.’- njofton Bordi i Transparencës.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                      Ishte        Bëhet
Nafta        245 lekë      240 lekë
Benzina   204 lekë      203 lekë
Gazi         78 lekë        78 lekë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 13/10/2022 08:12

    Falenderojme Partine dhe shokun Edvin per arritjet e suksesshme fale edhe merites se padiskutueshme te opozites qe po e ndihmon ne ruajtjen e poltrones se kryeministrit.

    Përgjigju
  • Oti: 12/10/2022 18:08

    Tani presim komentet nga corba e patronazhistave per arritjet e partise ????

    Përgjigju
    • Tirona: 12/10/2022 23:30

      Hahahaha . Mir e ke thon vllai

  • Andi: 12/10/2022 17:25

    Bravo Bordi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?