Myslim Murrizi

Politikë

Vendimi i Byrosë së Kuvendit, Murrizi nuk përmbahet, ofendon gazetarët dhe mediat: Ju përdorin si prezervativ

8 Qershor 2021, 21:59| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 22:10

  • Share

Pas reagimeve të gazetarëve, të cilët nuk janë lejuar nga Byroja e Kuvendit për të ndjekur live senacën e shkarkimit të Presidentit Meta, deputeti Myslim Murrizi ‘humb’ kontrollin. Murrizi ka reaguar duke ofenduar gazetarët me një gjuhë aspak të përshtatshme.

"Një sqarim për mediat e revoltuara nga një vendim i Byrosë së Kuvendit.

Së pari ju sqaroj që unë si anëtar i Byrosë së Kuvendit nuk kam qenë pjesëmarrës fare në mbledhjen e byros datë 2 qershor 2021 kur është marrë vendimi për mos praninë tuaj në Parlament ( komisione dhe seance).

Ju ftoj publikisht ta gjeni proçesverbalin e asaj mbledhje dhe ta publikoni.

Së dyti, kur pashë titullin e pështirë prej një perversi bolshevik që vendimi është marrë nga deputetet të dënuar nga populli me kapi diarea.

Së treti, po ju si “ popull” para se të jeni gazetarë, kë votuat nga këta që ju kanë përdorur si prezervativ gjatë gjithë fushatës dhe tallur prej vitesh duke ju degjeneruar e denigruar si kazan?????

Dhe e fundit se nuk ja vlen të merresh fare me një grusht te punesuarish nga ata pronarë mediash që ju lepijnë menderen prej 20 vitesh këtyre që morën vendimin tu venë hurin nga Parlamenti.

Unë kam marrë 4700 vota, aq sa me këtë numër votash janë në Parlamentin e ardhshëm mbi 90 deputet, por jam krenar që nuk kam marrë vota vemjesh që shiten për 5 lekë apo për një rrogë të padrinos që lehin 365 ditë të vitit me zinxhirë në qafë ndaj atij apo asaj që e ndersen padrino.

Si ish student i dhjetorit 1990 kur dëgjoj që akoma ka birbo apo spiun sigurimi që flasin në emër të popullit apo japin mendime, gjykime, vendime e dënime në emër të popullit, me vjen t’ua përdor gojën si sifon haleje", shkruan Murrizi. 

Sipas disa ndryshimeve në Byronë e Kuvendit gazetarët do t’i ndjekin aktivitet vetëm nëpërmjet rrjetit të transmetimit në një sallë të posaçme për gazetarët çka pengon kontaktin e afërt me deputetët. Edhe nëse gazetarët do të duan që të marrin një prononcim apo intervistë nga deputetët në mjediset e këtij intitucioni, ata nuk do të lejohen nëse nuk kanë marrë më parë leje. Organizimi i intervistave me deputetët zhvillohet në bazë të kërkesës së partaqitur te zyra në Kuvend. Në vendimin e Byrosë theksohet se do të lejohen vetëm gazetarët e RTSH-së dhe ATSH-së që të lëvizin të lirë në Kryesinë e Kuvendit dhe sallën e parlamentit me status të veçantë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?