Pronari i një hoteli në Berat, ka arritur të vjedhë një sasi rekord nafte nga depozitat e kompanive ndërtuese të projektit TAP në Skrapar,por megjithëse u arrestua nga policia e këtij qyteti ai është liruar nga gjykata. Artur Guri, që njihet si tregtar në Berat, është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë nga blutë e policisë së Beratit për vjedhjen e 7080 litra nafte e cila me çmimin e tregut për litër, kap shifrën e mbi 13 milion lekëve të vjetra.
Guri ka qënë personi kryesor që ka organizuar vjedhjen ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Hyda Vila dhe Enrico Lalo kanë qënë puntorët e tij, që ndanin naftën e vjedhur me bidona tek blerësit e thjeshtë. Por ndryshe nga dy bidonaxhinjtë që vijojnë të qëndrojnë në burg, çuditërisht gjykata e Beratit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për Gurin. Shkak i ndryshimit të gjëndjes së tij ka qënë argument i avokatëve se Guri vuan nga sëmundjet e zemrës dhe i nevojitet një aparaturë oksigjeni, apapraturë kjo e cila nuk disponohet nga administrate e burgut ku ai ishte izoluar.
Qokat e gjyqtarëve për vjedhësin e naftës
Artur Guri është arrestuar nga policia së bashku me dy persona të tjerë në datën 17 tetor 2018. Fillimisht ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, njësoj si dy bashkëpuntorët e tij, Vila dhe Lalo, vendim ky që është marë nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi. Por nuk kanë kaluar shumë ditë nga dhënia e këtij vendimi që linte në burg Gurin, në datën 8 nëntor 2018 një gjyqëtare tjetër në Berat, Rudina Palloj, e cila nuk ishte gjyqtare e seancës paraprake, ka vendosur të lirojë nga burgu organizatorin kryesor të vjedhjes së 7080 litra naftë nga kompanitë e ndërtimit të gazsjellësit TAP.
Hyrja e gjyqtares Rudina Palloj në këtë proces, duke shmangur gjyqtaren Gjuzi, e cila kishte vendosur në seancë paraprake lënien në burg të Gurit, është kryer procedurialisht në kundërshtim me ligjin. Kjo pasi nga sa mësohet, Adelajda Gjuzi, ditën e paraqitjes së kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë, në datën 5 nëntor ka marë pesë ditë raport dhe nuk është paraqitur në punë. Afati ligjor për shqyrtimin e kësaj kërkese është 5 ditor, e cila përkon dhe me ditën e kthimit në punë të gjyqtares Adelajda Gjuzi, e cila duhet të shqyrtonte dhe kërkesën e të arrestuarit Guri për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë.
Ndërhyrja e titullarit
Mirëpo pa pritur kthimin e gjyqtares së seancës paraprake, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gurin, kryetari i Gjykatës së Beratit urdhëron që kërkesën e këtij të arrestuari, ta zhvillojë gjyqtarja Rudina Palloj. Kjo e fundit e ka shqyrtuar dosjen vetëm dy ditë pasi ishte depozituar në sekretari dhe në datën 8 nëntor 2018 ka vendosur të lirojë nga burgu Artur Gurin dhe të caktojë ndaj tij masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Njëherësh kjo gjyqtare në fund të vendimit urdhëron policisë e Beratit që ta lejojë të arrestuarin të shkojë në ambjentet e qëndrave shëndetësore për të marrë mjekim dhe vizituar. Lirimi i organizatorit të vjedhjes së naftës me vlerë mbi 13 milion lekë, nuk ka ndodhur për mungesë të provave por pasi gjyqtarja Rudina Palloj mori të mirëqënë alibinë e avokatëve mbrojtës se Artur Guri, vuan nga zema dhe qëndrimi i tij në burg, i rrezikon jetën. Ky vendim është apeluar në gjykatën e Apelit Vlorë dhe pritet që në ditët në vijim të shqyrtohet në apel kërkesa e prokurorisë.
Ne Shqiperi rron dhe mbreteron padrejtesua . Kulmi korrupsionit shteteror , ku keta palo gjygjtar qe paguhennga taksat tona e jane kthyer drejtesine ne bisnes privat . Ministria Gjonaj te padis penalisht, dhe jo per mase disiplinore kryetarin e dhe gjykatesen qe mori kete vendim . Ne rast se eshte i semure ,te mos vjedh ose te shoqerohet ne spitalin e burgut . Krim per kete palo drejtesi qe kemi
Përgjigju