Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë dhe i pandehur për dosjen e aferës “Partizani” prej më shumë se një viti, ka reaguar sot (3 Janar) pas vendimit të GJKKO-së, që la në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, por me prezencë dy herë në muaj në SPAK.
Edhe pse nuk e ka pritur mirë, ai është ‘zbutur’, duke thënë se do e zbatojë këtë vendim, por ka shtuar se “çështjen tani e ka në Strasburg". Berisha sulmoi edhe organin e akuzës si "Skrapi i partisë" dhe kryeministrin Rama, duke e cilësuar vendimin "pilulë elektorale" për të.
I pyetur nëse do e respektonte vendimin, ai u shpreh:
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i Partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të SKRAP-it nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politik.
Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani e kam në Strasburg. Këtë rast do e çojmë atje t’i shtohet dosjes”.
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj
A.Q/G.K/ReportTv.al