Sali Berisha dhe Azem Hajdari

Vendimi i gjykatës/ Azem Hajdari u vra për hakmarrje pas ekzekutimit të Shkëlqim Haklajt, në lojë intrigat e Sali Berishës, rrëzohet versioni i vrasjes politike

15 Shkurt 2022, 17:34| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 17:50

  • Share

Gjykata e Tiranës e Tiranës ka rrëzuar versionin e vrasjes politike të Azem Hajdarit, një pretendim ky i fryrë nga Sali Berisha për 23 vite me radhë, për interesat e tij politike. Sipas trupës gjykuese të përbërë nga Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici, ajo që është konsideruar si ‘vrasja e shekullit’ është një vrasje për shkak të hakmarrjes, konkretisht për të marrë hak për vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Treshja gjykuese dënoi në 11 shkurt 2022 ish truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhajn me 21 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjykata e ka dënuar Azem Hajdarin në bazë të nenit 78/2 dhe 25 të Kodit Penal. Neni 78/2 nuk parashikon veprën penale të vrasjes politike, por të vrasjes për hakmarrje, ndërsa neni 25 shpreh kuptimin e bashkëpunimit në kryerjen e një vepre penale.

Konkretisht, pjesa e dytë e nenit 78/2, mbi bazën e të cilit u dënuar Izet Haxhia, edhe pse Haxhia pretendon se nuk ka qenë i pranishëm në ngjarje, parashikon që “vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Ky ndryshim i kualifikimit të veprës penale konfirmon akuzat e Izet Haxhiaj dhe familjes Haklaj se Azem Hajdari u vra për shkak të ngatërresave dhe intrigave të Sali Berishës, i cili më pas ngjarjen e përdori për të marrë pushtetin me anë të një grushti shteti.

Ndërkaq, prokuroria kërkonte dënimin e Izet Haxhiaj me 25 vite burg, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, në bazë të nenit 79/a të Kodit Penal. Neni 79/a parashikon vrasjen e funksionarëve publikë, pra për shkak të cilësive politike të viktimës. “Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”, parashikon neni 79/a i Kodit Penal.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, për këtë vepër penale parashikohej një dënim më i ulët. Gjykata nuk e ka pranuar këtë kualifikim të veprës penale nga ana e Prokurorisë. Prokuroria akuzoi Izet Haxhiaj edhe si bashkëpunëtor në vrasjen e ish truprojës së Azem Hajdarit, Besim Çera si dhe të plagosjes së ish truprojës tjetër Zenel Neza.

Report Tv mëson se gjykata ka arsyetuar se Azem Hajdari është vrarë në shenjë hakmarrje për vrasjen e Shkëlqim Haklajt, vëllai i Fatmir Haklaj. Shkëlqim Haklajt është vrarë në pritë në 5 janar të vitit 1998. Motra e tij, Zylfie Haklaj, nuk ka dyshim për autorët. “Shumë prej atyre personave ne i dimë por kryesisht kanë qenë Haki Hoxha dhe Medi Hoxha”. Në pritë u vra edhe kunati i Fatmir Haklajt, 24-vjeçari Artur Demiri.

Shkëlqim Haklaj kishte ofenduar Sali Berishën në mitingun e 22 qershorit 1997 në Tropojë. Vëllai i vogël, Ylli Haklaj, kishte qëlluar me automatik altoparlantët në miting, ndërsa Shkëlqimi ka fyer Berishën. “Në këtë moment Shkëlqimi dhe Ylli kanë reflektuar, Ylli duke qëlluar altoparlantët e mitingut dhe Shkëlqimi e ka fyer Berishën”, ka rrëfyer Zylfie Haklaj, motra e Haklajve.

Pas incidentit të krijuar ndaj Sali Berishës, duke i prishu mitingun, Berisha u kërkon gardistëve të shoqërojnë Shkëlqim Halkajn. Por, kjo kërkesë nuk ishte e lehtë. Askush nuk guxonte të përballej me djemtë e familjes Haklaj. Është publikuar një incizim, ku Berisha deklaron: “Të gjallë apo të vdekur këtë person sillmani në Tiranë”.

Sali Berisha dyshohet se është incizuar nga Azem Hajdari. Haklaj dyshonin se në ngjarje mund të kishte gisht edhe Azem Hajdari, për shkak të lidhjeve me Haki dhe Medi Hoxhën. Në 2 shtator 1998, Muharrem Haklajt, i njohur si ‘plaku i Haklajve’ takohet me Azem Hajdarin në selinë e PD-së. Në këtë takim, Azem Hajdari është betuar se nuk kishte gisht në vrasje, ndërsa i ka dorëzuar kasetën e incizimit të Berishës, në mitingun e 22 qershorit, ku kërkonte ‘kokën’ e Shkëlqim Haklajt.

10 ditë më pas, natën 12 shtatorit 1998, grupi i Fatmir Haklajt i ishte afruar selisë së PD-së. Atë ditë Azem Hajdari ka qenë në Fier, ku ka marrë një telefonatë misterioze për të ardhur me urgjencë në Tiranë.

Mister mbetet gjithashtu se kush e nxori Azem Hajdarin nga selia e PD-së, i cili shkoi në drejtim të Fatmir Haklajt, me një pistoletë në dorë. Telefoni i Azem Hajdarit u zhduk. Sekretarja e Sali Berishës, dëshmitare e atyre çasteve vdiq në mënyrë misterioze. Sali Berisha rendi me shpejtësi drejt të plagosurit Zenel Neza, i cili më pas mbylli gojën.

Sali Berisha organizoi grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, bashkë me Izet Haxhiaj, të cilin sot e akuzon për vrasjen. Sali Berisha refuzoi dhjetëra thirrje të prokurorisë për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit. 23 vite më pas, tre gjyqtarë dënojnë Izet Haxhiajn, i cili mohon që të ketë qenë në vendin e ngjarjes. Tre gjyqtarët nuk pranojnë që të thërrasin Sali Berishën për të dëshmuar.

 Baza ligjore e dënimit të Izet Haxhiajt nga gjykata 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nori: 15/02/2022 19:57

    Nese nje deputet vritet dhe vrasesit jane individe kriminal te gjithe ne cilesine e punonjesit te policise se shtetit ne nje komisariat te vendit, emeruar jo sa per aftesite sesa per lidhjet me subjektin partiak qe qeveris vendin, a nuk u duket se pamvaresisht se eshte hakmarrje, dukshem ka nje dimension shteteroro-politik???? Vetem nje buf ose i verber partiak do te mendonte ndryshe.

    Përgjigju
  • Deshmori: 15/02/2022 19:21

    Deshmor me pistolete me silenciator ne dore skam pa! Te dali tjetri me pistolete ne dore kur tjeret i thote hajde te bisedojme Dhe e dinte mire kush e priste! Aq i mire ishte , sa as fmit skane pike edukate e vlere Thjeshte harxhojne leket qe ka lene ai prej trafiqeve Duke pi droge e duke ble makina..

    Përgjigju
  • Azemi: 15/02/2022 18:44

    Qe u vra per pislleqe ajo dihet Por deshmor pse e bete nje kriminel Dhe perdhunues e trafikant armesh e droge?!

    Përgjigju
  • tironci: 15/02/2022 18:33

    Urgjentisht duhet te hiqet busti i Azemit. Kaq vjet eshte thene se eshte deshmor i demokracise. Turp. Kjo eshte Shqiperia jone, vendi i cudirave, ku krimineli vleresohet si deshmor, ku zaptuesi ( nene Liza) respektohet e nderohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?