"Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin". Kështu thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dënoi Elvis Roshin me 60 orë punë në komunitet, pasi fshehu në formularin e dekriminalizimit dënimin në Itali.
Sipas selisë blu, Roshi i shpëtoi burgut njësoj si miku tjetër i Edi Ramës, deputeti Tom Doshi. PD thekson se vendimi për ish-kryebashkiakun e Kavajës është një tjetër provë që tregon se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës.
Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.
Reagimi i PD
Reagimi i plotë i PD:
Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin. Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës, Tom Doshi. Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar.
Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore.
Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e cojë në burg. Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge.
Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.
Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale.
Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap “peshqit e mëdhenjë”, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës. Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar
PD eshte mesuar qe vendimet gjyqesire i ipte Shqupi . Eshte vendim i pamvarur i gjykates ,dhe nuk ka pune as Arta Marku dhe as Ed Rama . Ju keni vrare njerez dhe nuk keni bere nje dite burg . Iku koha e zyllumeve . Roshi per mashtrimin e deklarimit mori ate denim qe ka kodi penal
PërgjigjuPo Rames me vilen e TIJE ne Surrel SI DO TA JUSTIFIKOJE ESHTE RRETH 5 miljon euro
Përgjigjupo xhelal mziu????? me 600.000 euro me shpi ne shitje ca ti bejm
Përgjigju