Aëntari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Besart Logu tha se vendimi i Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen për shqyrtimin e vulës së PD-së, nuk e cënon aspak legjitimitetin e partisë.
I ftuar në emisionin "Përballje" me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv, Besart Logu tha se ky vendim i gjykatës së Lartë duhet interpretuar në fakt si legjitimim i Partisë Demokratike si palë në procesin gjyqësor, ndryshe nga çfarë pretendonte Rithemelimi duke u shprehur se PD-së nuk i lejohet të ngrejë ankimim.
“Duhet theksuar se nuk cënohet legjitimiteti i PD-së. Vendimi i gjykatës së Lartë nuk është se e cënon legjitimitetin e PD-së dhe gjithçka që ka të bëjë me identitetin e asaj partie. Është çështje propagandistike. Sot PD u legjitimua si e tillë sepse së pari vendimi i Zhukrit nuk është i ekzekutueshëm. Vendimi i gjykatës së Lartë sot u bë vendimi i dytë i rradhës i një gjykate që legjitimon PD-në si palë e këtij procesi gjyqësor. Nëse iu kujtohet debati që ngrinte Rithemelimi se PD nuk legjitimohet të ngrejë ankim, ndërkohë ky ankim u pranua nga gjykata e Apelit dhe së fundmi nga gjykata e Lartë”- tha Logu.
Ndërsa sekretari i Rithemelimit për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso e konsideroi vendimin për kthimin në gjykatën e Apelit të logos dhe vulës të PD-së si një legjitimim të vendimmarrjes së Kuvendit kombëtar në 11 dhjetor 2021. Ai shtoi se vendimi i sotëm i gjykatës së Lartë nuk është më i miri i mundshëm për Rithemelimin, duke shtuar se duhej t’i ishte dhënë fund zvarritjes së procesit për vulën e PD-së.
“Me vendimin e sotëm, praktikisht gjykata e Lartë legjitimon ose rikthen në fuqi vendimin e shkallës së parë të 25 marsit të vitit 2022 që njohu si të ligjshme vendimarrjen e dhjetorit të vitit 2021 ku u zgjiodhën organet e reja drejtuese të PD. Këto vendime rikthehen në fuqi deri në një vendim tjetër nga gjykata. Nuk është vendimi më i mirë i mundshëm sepse sot gjykata e Lartë duhet ta kishte mbyllur sagën e zvarritjes së vulës së PD-së. Gjykata e Lartë ka preferuar që të mos i futet çështjes se kujt i takon vula por është mjaftuar me shkeljet e rënda të gjetura në vendimin e gjykatës së Apelit”- tha Kaso.
Nga ana tjetër, analisti Ben Andoni tha se ndërja brenda PD-së tashmë do jetë edhe më e madhe dhe shtoi se do të pengohet edhe veprimtaria e partisë në parlament. Andoni pati edhe një kritikë për sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se me zvarritje të tilla po mban peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend.
“Më vjen keq të them se ndarja do jetë jashtëzakonisht e madhe sepse kjo ka penguar veprimtarinë e PD-së ligjore në parlament. Grupit të Rithemelimit i është bashkuar edhe grupi i Bardhit. Më shumë i prish punë grupit parlamentar të PD-së sesa i prish punë Ramës apo mazhorancës. Viti po mbyllet me lajm jo të mira për PD-në. Drejtësia nuk ka kuptuar përgjegjësinë e saj para qytetarëve, se duhet të zgjidhte sa më shpejt këtë debat. Të mbash peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend, mua më duket absurde”- u shpreh analisti.
Ndërsa sa i takon strategjisë së po ndjekin avokatët e Berishës, Besart Logu u shpreh se mund t’i çojë deri në penalizimin e tyre pasi po ezaurojnë të gjitha të drejtat proceduriale që u jepen palëve.
Analisti Ben Andoni tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e Partisë Demokratike, është një penalizim i madh për të dy palët.
I ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv, Andoni pati kritika edhe për drejtësinë duke u shprehur se me një vendim të tillë, Gjykata e Lartë vetëm po zvarrit procesin duke mbajtur peng partinë e dytë më të madhe në vend.
“Shikoj një lloj penalizimi. Ka një ndarje sa i përket perceptimit. Sa kohë PD doli në zgjedhje me logon e vetë patjetër që quhet PD. Më vjen keq të them se ndarja do jetë jashtëzakonisht e madhe sepse kjo ka penguar veprimtarinë e PD-së ligjore në parlament. Grupit të Rithemelimit i është bashkuar edhe grupi i Bardhit. Më shumë i prish punë grupit parlamentar të PD-së sesa i prish punë Ramës apo mazhorancës. Viti po mbyllet me lajm jo të mira për PD-në. Drejtësia nuk ka kuptuar përgjegjësinë e saj para qytetarëve, se duhet të zgjidhte sa më shpejt këtë debat. Të mbash peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend, mua më duket absurde”- tha Andoni.
Sipas analistit, kur sistemi i drejtësisë has kaq shumë vështirësi në masën e arrestit për Berishën atëherë do të zvarrisë më shumë procesin gjyqësor ndaj kreut të Rithemelimit. Ai tha se pjesa e përfaqësimit politik të Berishës ka përfunduar, duke parë edhe se çdo herë e më shumë mbështetësit që i përgjigjen thirrjeve të tij për protestë, pakësohen.
“Kur has kaq vështirësi sistemi i drejtësisë me masën e arrestit mendoni se çfarë mund të ndodhë me procesin gjyqësor të Berishës. Merr fund pjesa e përfaqësimit politik të Berishës. Që në momentet e para Berishës për tagrin e vetë i takonte të përballej me sistemin e drejtësisë dhe të shpaloste të gjithë narrativën e tij. Sepse kemi parë se narrativa e tij po humbet gjithmonë e më shumë sepse po i mblidhen gjithmonë e më pak njerëz nëpër sheshe. Këto po i japin edhe elementë guximi sistemit të drejtësisë për të vepruar me dorë tjetër ndaj Berishës”- u shpreh ai.
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Besart Logu i ftuar në emisionin “Përballje” me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv foli edhe për mënyrën sesi avokatët e Berishës po veprojnë në përballjen e këtij të fundit me drejtësinë.
Ai tha se do të vijë momenti kur kërkesat e tyre për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, do të ezaurojnë të gjitha të drejtat proceduriale që u lejohet dhe në fund mund të penalizohen nga gjykata. Logu shtoi se skenari që po përpiqen të ndjekin avokatët e Berishës, mund t’i sigurojë kohë por në terma afatgjatë vetëm do e dëmtojë më shumë.
“Duke parë sjelljen e avokatëve të Berishës, do exzaurojnë cdo të drejtë proceduriale që u lejohet subjekteve. Mesa mësova është kërkesa e tretë që po bëhet për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin se nuk ka pranuar kërkesën për lejimin e mediave në seancë. Në vlerësimin tim është një taktikë që mbase i shërben në fitimin e kohës apo kapjen e një palë zgjedhjeve të parakohshme qoftë edhe vendore për të ngritur moralin e ndjekësve. Por në thelb nuk i shërben Berishës madje rrezikojnë mbrëojtësit e tij edhe të penalizohen nga gjykata. Sepse ka një dispozitë ku përveçse rrëzohet kërkesa e tyre, palët mbrojtëse edhe ndëshkohen me gjobë”- tha Logu.