Gjykata Kushtetuese vendosi një ditë më parë të mos shkarkojë Presidentin Ilir Meta. Për kreun e shtetit ky vendim nuk ngjalli asnjë emocion, pasi theksoi se fundin e kësaj çështje e ka ditur, por priste që të jepej më herët. Meta teksa e quajti një proces politik për ta përdorur si shantazh kundër tij, në emisionin 'Dekalog' theksoi se mazhoranca kërkoi të hakmerrej ndaj Presidentit duke kërkuar shkarkimin, por deklaroi se s’ka bërë asnjë shkelje të ‘Kushtetuës’, as të lehta dhe as të rënda.
"Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rëndë dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi. Mazhoranca. Ishte një kërkesë e paligjshme dhe mazhoranca donte të hakmerrej ndaj Presidentit. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentativë për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise."-tha Meta.
Presidenti Ilir Meta, teksa e quajti maskaradë politike, thekson se e gjithë çështja e shkarkimit të tij u bë për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë me inceneratorët.
"E gjitha kjo maskaradë politike u bë për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve. Kjo është një lojë e mbaruar. Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj dhe as një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Asnjë fjalë nuk tërheq nga ato që kam thënë."-tha Meta.
Kreu i shtetit hodhi akuza ndaj mazhorancës duke u kthyer tek zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u shpreh se mazhoranca ishte ajo që tensionoi situatën gjatë zgjedhjeve dhe kishte një qëllim të vetëm, atë të kapjes së të gjithë pushteteve. Meta kujtoi ngjarjen e Kavajës ku u plagos një zyrtar i PD dhe atë të Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.
"Ngjarja e Kavajës dhe e Elbasanit u provokua nga vetë eksponentë të mazhorancës. E vetmja pengesë e tyre ishte Presidenti i Republikës. Unë jam krenar që edhe i vetëm si Institucion, para mazhorancës, kam kthyer çdo ligj të paligjshëm dhe të padrejtë, duke bërë qëndrese të argumentuar para çdo padrejtësie."-tha Meta.
Ndër të tjera, Meta tha se i ka kërkuar Prokurorisë përgjigje për atë që ai e quan falsifikim të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij. Ai i bëri thirrje opozitës që të reagojë.
"Kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë."-tha Presidenti Meta.
Meta deklaroi se një ndër problemet kryesore në vend, është opozita inekzistente. Ai tha se edhe mazhoranca ka faj pasi nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar. Ndër të tjera Meta theksoi se nuk jeton dot pa beteja.
"Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por janë beteja të drejta. Jam krenar, që kam pasur koherencë në të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit, ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim. Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi. Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta. Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar."-tha Meta.
Presidenti u shpreh se Lulzim Basha ka qenë prej 8 vitesh në funksion të Edi Ramës dhe jo në drejtim të demokratëve. Ai deklaroi se më 25 korrik, pas përfundimit të mandatit si President do t'i kthehet politikës aktive me një vrull djaloshar të paparë.
"Më energjik se në dhjetor të vitit 1990."-tha Meta.
Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim, duke mos e shkarkuar Presidentin Meta. Ai do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur dje që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.
Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste shkarkimin, Ilir Meta do të bëhej kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Më 9 qershor 2021 Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë dhe vetëm 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se Lulzim Basha ka qenë prej 8 vitesh në funksion të Edi Ramës dhe jo në drejtim të demokratëve. Meta tha se më 25 korrik, pas përfundimit të mandatit si President do t'i kthehet politikës aktive me një vrull djaloshar të paparë.
"Më energjik se në dhjetor të vitit 1990."-tha Meta.
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se një ndër problemet kryesore në vend, është opozita inekzistente. Meta tha se edhe mazhoranca ka faj pasi nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar. Ndër të tjera Meta theksoi se nuk jeton dot pa beteja.
"Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por janë beteja të drejta. Jam krenar, që kam pasur koherencë në të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit, ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim. Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi. Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta. Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar."-tha Meta.
Presidenti Ilir Meta tha këtë mbrëmje se i ka kërkuar Prokurorisë përgjigje për atë që ai e quan falsifikim të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij. Ai i bëri thirrje opozitës që të reagojë.
"Kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë."-tha Presidenti Meta.
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për mediat deklaroi këtë mbrëmje se situata e tensionuar në zgjedhjet e 25 prillit, u bë nga vetë mazhoranca e cila sipas Metës kishte vetëm një qëllim, atë të kapjes së të gjithë pushteteve.
"Ngjarja e Kavajës dhe e Elbasanit u provokua nga vetë eksponentë të mazhorancës. E vetmja pengesë e tyre ishte Presidenti i Republikës. Unë jam krenar që edhe i vetëm si Institucion, para mazhorancws, kam kthyer çdo ligj të paligjshëm dhe të padrejtë, duke bërë qëndrese të argumentuar para çdo padrejtësie."-tha Meta.
O maloku i tokës së nxanme po pse sjan prostituta Xhafellari dhe Bejtja apo ty stë vjen mir se ti ke xan tokën e tjetrit. Po ske fyj ti se gjete shesh e bone përshesh se sre në hund lesh që ta rraste e ta plaste. Pra me një fjal ty ta kan RRAS ATË PRAS.PRA O PULA E PULARIS TE KARBURANTI PRIT GJELIN QË TA RRASI E TA PLASI. ME MDERIME E ME RESPEKT TA NGULI O KOK TULI PAPULI.
PërgjigjuO ilir floriri ti do kthehesh fuqishëm në burg mor qelbësira e kombit Shqiptar. Po ske faj ti që bën karshillik fain e ka Wd palla që lë në Gjykatën kushtetuse ça prostituta.
PërgjigjuProstituta jane ata qe votuan shkarkimin me argumente te pjerdhura e jo me akuza te forta e reale, me qellimin e vetem per ta shpetuar kete dordolec, sta ka fajin Kushtetuesja keshtu qe ja rrase vetes
dmth do jeshe e 30 vjete ne politike ,ky eshte plurarizmi ne shqiperi ,nje populli i pa afte qe po na hudheheqin keta me keqe se ne komunizem
PërgjigjuSa te mbaroi mandati NON GRATA te pret, kjo eshte e sigurt.... Vetem prostitutat e politikes ne kushtetuse nuk e kuptojne....
PërgjigjuTe drejte ke o kokelope e felliqur. Bere pazar me Ramen dhe shpetove prape edhe kete here. Tani ke te drejte ti shker***sh nenen kujtdo qe te del te perpara.
Përgjigju