Politikë

Vendimi i KE për negociatat/ Soreca: Palët të ulen në dialog, nuk ka kohë për të humbur

18 Qershor 2019, 18:40| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 18:43

  • Share

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca deklaron se KE riafirmoi sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se është koha për t'u përqendruar tek procesi i reformave dhe për të nisur një dialog mes partive politike me qëllim kapërcimin e situatës së tanishme politike, pasi nuk ka kohë për të humbur.

"Këshilli europian ka riafirmuar sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm "vendim i qartë dhe substancial" nga Këshilli, tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi,

...dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur", shkruan Soreca.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?