Afrim Qendro është emeruar prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Prej më tepër se një viti Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, post që e ka mbajtur deri në shtator duke deklaruar paraprakisht se do të angazhohej me detyra të tjera partiake.
Qendro gjithashtu ka mbajtur në Vlorë edhe funksionin e koordinatorit elektoral për qarkun. Më herët Afrim Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar. Posti i prefektit të Tiranës deri disa muaj më parë është mbajtur nga Toni Gogu, i cili aktualisht është deputet i Partisë Socialiste.
Lajmi kryesor:
Vendim i qeverisë/ Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Britaninë Madhe për transferimin e të dënuarve, ministri: S'ka lidhje me kamp refugjatësh
B.K.//ReportTv.al