Adem Lala, kryetar i Bashkisë Has

Vendimi i kontestuar/Adem Lala: Pse nderimi i Gafurr Mazrekut është i drejtë 

19 Qershor 2018, 07:42| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 09:06

  • Share

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Hasit, për të shpallur "Qytetar Nderi" Gafurr Mazrekun, atentatorin e Azem Hajdarit, ka ndezur një luftë të re politike në Tiranë. Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si akt kriminal të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar një përgjigje të fortë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është distancuar zyrtarisht nga ky vendim, ndërsa vendimi është dënuar edhe nga Presidenti, Ilir Meta.

Po çfarë mendon kryetari i Bashkisë së Hasit për këtë çështje, e cila ka turbulluar ujërat e politikës së Tiranës?

I kontaktuar nga Shqiptarja.com, kryebashkiaku i Hasit mbështet nderimin e Gafurr Mazrekut, teksa thekson se ky i fundit ka kontribut lokal.

“Tirana ka probleme më të mëdha se këtë problem. Është një vendim i marrë nga këshilli bashkiak. Për mendimin tim është një vendim i drejtë për kontributin që ka dhënë z. Mazreku për komunitetin që ka përfaqësuar. Vlerësimi ka qenë lokal dhe jo kombëtar. Z. Mazreku, pasi ka kryer dënimin është zgjedhur kryetar i Komunës Fajze të Hasit. Edhe një herë, vlerësimi është bërë për kontribut lokal”.

Adem Lala, kryetar i Bashkisë Has

I pyetur mbi reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryebashkiaku i Hasit thotë se Meta ka qenë mik i të dyve, si i Gafurr Mazrekut ashtu edhe i Azem Hajdarit. Vendimi i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak i Hasit mban firmat e kryetarit të Bashkisë, Adem Lala, juristes Erjeta Mula si dhe përgjegjësit për arsimin dhe kulturën Dylber Gega.

“Të nderojë më titullin ‘Qytetar Nderi’ (pas vdekjes), intelektualin e shquar z. Gafurr Halim Mazrekun, pas vdekjes, për kontributin e dhënë në ushtrimin e detyrës së besuar nga populli i tij për pushtetin vendor, kontributin e përçmuar jo vetëm për popullin e zonës së tij, por edhe për mbarë popullin e Hasit, me motivacionin” “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”, thuhet në vendim. 

Komento

Komente

  • Komunist Berisha: 19/06/2018 13:03

    E ka meritue titullin.zKa eleminue bash kundershtatin tem.Ka dash me me zan vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?