Avokati Sokol Hazizaj

Vendimi i KPA, fjalët e para të avokatit të Llallës për Report Tv: Sot ligji fitoi

11 Qershor 2018, 13:30| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 14:13

  • Share

Avokati i Adriatik Llallës ka komentuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelit për ish-kryeprokurorin.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, menjëherë sapo KPA vendosi që Llalla nuk do t’i nënshtrohet Vettingut, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se sot fitoi ligji dhe u rrit besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi.

Sot ligji fitoi, rritet besimi i qytetarëve ndaj Reformës në Drejtësi. Gjykata dha vendim korrekt, të drejtë.

Avokati Sokol Hazizaj

Ndërsa, duke folur jashtë për media, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se me këtë vendim Reforma në Drejtësi sot ka marrë suksesin e parë.

"Ligji fitoi, e drejta gjithashtu. Sot Reforma në Drejtësi ka marrë suksesin e parë", tha Hazizaj.

Mund të na thoni ku ndodhet Llalla?
Unë do ju tregoj adresën time, unë jam këtu me ju.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Admin: 11/06/2018 17:42

    E bukur kjo, "sot reforma ne drejtesi ka mare suksesin e pare", per ata qe nuk e "kalojne klasen" e quan Deshtim te reformes? Nejse ti avokat je dhe do mbrosh klientin, por or rrote k*** nuk ke pse flet per procesin ne teresi, apo reklame se ke shume kerkesa nga gjyqtare e prokurore tani. Deshtimi i pritshem i reformes ne drejtesi nga grupi i apelit, te gjithe figura te njohura te mbeshtetur nga politika, tani te presim "reflktimin" nga shkalla e pare...

    Përgjigju
    • Drejtesi.: 11/06/2018 20:31

      Vetem te komisioni pavarur kualifikimit besoj.Ka njerez me integritet dhe jane me pak ndikueshem politikisht.Kam njohur prej tyre .ndonjehere them si ka mundesi qe jane aty, e kjo me ben te besoj me shume akoma .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?