Aleksandër Muskaj

Vendimi i KPA konfirmon përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartës, Aleksandër Muskaj

17 Dhjetor 2020, 16:33| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 16:37

  • Share

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj, nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë në vend.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për largimin e ish-gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj për një periudhë 15-vjeçare jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas vendimit të shkallës së parë të vettingut ish-gjyqtari i gjykatës së lartë “ humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cone Cami Ini: 17/12/2020 19:45

    I keni vrar barkun, i ka bërë 30 milion euro...

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 17/12/2020 16:45

    Avokat jane te gjithe fitojne sa munden.., cfare u bet asgje, pasurine e kane e s’ua prek kush ... duhet sekuestro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?