Edi Rama dhe Enkelejda Mucaj

Kronikë

Vendimi i Kryeministrit Rama, Enkelejda Muça largohet nga Avokatura e Shtetit, emërohet në vend të saj Brunilda Lilo

28 Qershor 2021, 21:02| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 21:10

  • Share

Nga sot Brunilda Lilo do të jetë Avokatja e Përgjithshme e Shtetit. Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar sot në fletoren zyrtare. Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë Enkelejda Muçajn. Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

2. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 29/06/2021 01:23

    Zogeze moj zogeze Njeren heq,tjetren e ve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?