Politikë

Vendimi i Kushtetueses për herësin, Topollaj në Report Tv: Kontribut i madh për demokracinë

30 Qershor 2021, 17:53| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 18:08

  • Share

TIRANË-Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizim si antikushtetues të pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor që flet për herësin, duke i hapur rrugë listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë, i ftuar në Report Tv Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, njëra prej partive kërkuese në Kushtetuese, thotë se ky vendim edhe pse i vonë është një kontribut i madh për demokracinë në vend.

Topollaj thotë se duhet pritur vendimi i arsyetuar i Kushtetueses për të parë detajet dhe se çfarë duhet bërë në vijim.

"Një deputet të merrte mesatarisht 10 mijë vota që të bëhej deputet. Për të gjithë të tjerat do të duhet të presim vendimin e arsyetuar.

Duhet parë nëse Gjykata Kushtetuese ka konceptuar si antikushtetues faktin që shifra është shume e madhe, pra masës, apo konceptin në tërësi. Të gjitha këto do t'i shohim kur të bëhet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ne e kemi bërë kërkesën në momentin e parë kur është miratuar Kodi. Qëllimi ishte që vendimi të merrej që më parë dhe ne të mundnim të kishim zgjedhje me lista të hapura që më 25 prill. Megjithatë edhe ky vendim është një kontribut i madh për demokracinë në vend", tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, një prej drejtuesve të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?