Kronikë

Vendimi i Kushtetueses për teatrin, juristja e Aleancës për Teatrin: Kjo të shërbejë si precedent që të mos ndodhë më në të ardhmen, SPAK të nis hetimet

2 Korrik 2021, 23:08| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 07:41

  • Share

Juristja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja tha në emisionin ‘Pa protokoll’ se vendimi gjykatës Kushtetuese sot është në fakt një vendim i drejtë, i mirë dhe që do shërbejë si precedent që shembuj të tillë të mos përsëriten më në të ardhmen. Ajo tha se pas gjykatës tashmë duhet të veprojë SPAK tek e cila kanë besim se do të hetojë të gjitha paligjshmëritë që janë bërë me teatrin kombëtar.

Kalaja madje shtoi se Aleanca për Teatrin është e gatshme të bashkëpunojë me Ramën nëse e ndërtojnë teatrin aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.

“Gjykata Kushtetuese nuk do  të reagonte ne këtë formë nëse ne nuk do të kishim bërë presion për zbatimin e të drejtave tona kushtetuese. Ne nuk jemi subjekt juridik, por gjykata na pranoi si palë e tretë  pasi i sqaruam që jemi një organizmin në frymë dhe në fakt na pranoi moralisht. Me 5 vota ne kemi fituar shpalljen antikushtetues të ligjit special PPP edhe pse palët e interesuara thanë në kishim hequr dorë nga ligji special, por ligji nuk bie kur një palë heq dorë por kur shfuqizohet. Dhe e dyta ky është shembull që të mos ketë në të ardhmen vepra të ngjashme. Situata politike është e agravuar. Ne kemi besim te SPAK se nuk shkojmë po nuk patëm besim, ka prokurorë dhe gjyqtarë me shumë integritet. Ne do ishim të gatshëm të bashkëpunojmë me Ramën nëse e ndërtojnë teatrin aty ku ka qenë dhe siç ka qenë”, tha Kalaja.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën tjetër të Presidentit Ilir Meta për shpalljen antikushtetuese të shembjes së teatrit, duke mos arritur një shumicë prej 5 votash. Ajo shfuqizoi edhe ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleanca per mbrojtjen e Teatrit: 03/07/2021 08:34

    Derisa shembja e Teatrit u konsiderua e ligjshme te gjitha te tjerat nuk kane vlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?