Politikë

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Vokshi: SPAK të çojë para drejtësisë ata që morën vendimin për ta shembur! Liçaj: Veliaj-Rama hapën aty varri e tyre politik

5 Korrik 2021, 22:05| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 22:29

  • Share

"Hapi i parë për rikthimin e rendit kushtetues" e ka konsideruar deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri dhe shfuqizimin e vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë.

E ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo", Vokshi u shpreh se kjo është edhe një prej kauzave të fituara të PD, ndërsa theksoi edhe njëherë se ata i qëndrojnë objektivit për ta ndërtuar sërish godinën e Teatrit Kombëtarë në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte.

"Vendimet e Bashkisë dhe qeverisë në lidhje me shkatërrimin e Teatrit Kombëtarë, janë antikushtetues, kjo dëshmon sesa ligje të tjera mund të kenë qenë antikushtetuese në këto vite. Menjëherë sa u krijua Gjykata Kushtetuese, nxori, një ligj dhe një vendim antikushtetues, por mendoni se sa ligje të tjera kanë qenë antikushtetues. teatri përmbledh shumë kauza të PD. Lufta kundër korrupsionit, çdo gjë bëhet për përfitime personale, është kauza e pastrimit të parave që vijën nga droga, nga kanabizimi i Shqipërisë. Kauza tjetër është mbrojtja e pronës publike, po e rrëmbejnë. Kjo është njëra prej kauzave të fituara të PD. Ne i mbetemi objektivit tonë për ta rikthyer Teatrin atje ku ishte dhe ashtu siç ishte. Edhe kauzat e tjera të PD po japin fryte, mbase jo aty ku do të dëshironim, është psh kauza e dekriminalizmit, lufta kundër korrupsionit, i kemi denoncuar çdo ditë. Kjo është fitore sepse më së fundi po rikthejmë rendin Kushtetues, duket një dritë për rikthimin e demokracisë në vend dhe ndarjen e pushteteve, kishim një person që kishte të gjitha pushtet në dorë. Teatri duhet të ndërtohet atje ku ishte dhe ashtu siç ishte. Është një hap i parë drejt rikthimit të rendit kushtetues dhe demokracisë", tha Vokshi.

Po ashtu, Vokshi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të çojë përpara drejtësisë ata që morën vendimin "antikushtetues" për shembjen e Teatrit Kombëtar.

"Përderisa është shkaktuar një dëm i madh në paligjshmëri totale në pakushtetueshmërinë e vendimeve, atëherë dikush, disa, çdokush që ka qenë i përfshirë në këtë dëm të madh, duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, i kemi kërkuar SPAK, duhet të veprojë. Nga SPAK nuk ka asnjë reagim, asgjë nuk ka lëvizur. Nëse SPAK do kishte hetuar, dikush do kishte shkuar para drejtësisë. SPAK të reagojë dhe të çojë para drejtësisë këdo që ka ndërmarrë qëllimshëm për përfitime personale", u shpreh Vokshi.

Kujtojmë se më 2 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e ndërtimit të Teatrit të ri dhe shfuqizimin e vendimit për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë, ndërsa për prishjen e godinës nuk mori vendim për shkak të mos arritjes së një shumice prej 5 votash.

Ora 21:44
Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, aktori Liçaj: Aleanca ka fituar, është e qartë si drita e diellit! Veliaj dhe Rama kanë hapur aty varrin e tyre politik

Gjykata Kushtetuese vendosi pak ditë më parë pezullimin e ndërtimit të Teatrit të ri, ku shfuqizoi vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë, ndërsa për prishjen e godinës nuk mori vendim për shkak të mos arritjes së një shumice prej 5 votash. 

Aktori Neritan Liçaj dhe njëkohësisht aktivist në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se ky vendim i kushtetueses është i qartë si drita e diellit që ka fituar dhe se është i gjithi një vendim në favor të Aleancës. Liçaj tha se qeveria dhe bashkia kanë shkelur kushtetutën dhe se për këtë duhet të japin llogari. Më tej aktori shtoi se ai Teatër një kokë do ta hajë, ndërkohë që sipas tij aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.

'Unë e kuptoj që janë shumë keq, sa herë gjendet keq pushteti fillon dhe ngre alibi. Sado që të përpiqesh që të bindësh opinionin aty janë letrat. Aleanca ka fituar dhe vendimi është i tëri pro Aleancës. Është e vërtetë si drita e diellit. Ke shkelur kushtetutën! T'i do të japësh llogari. Teatri ishte funksional. Gjithë Kombi duhet të ishte i përqendruar në shkeljen e neneve të kushtetutës. Ato do ta kenë njollë të zezë për tërë jetën. Ngrite kartonin për të prishur Teatrin Kombëtar dhe sulmuan sulmuam politikisht, por edhe fizikisht aktorët dhe qytetarët. Ai Teatër një kokë të rëndësishme do ta haje, në kuptimin figurativ. Aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.'- tha Liçaj.

Sa i takon projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nga projektuar nga grupi Grupi Bjarke Ingels, Liçaj tha se ai është furrik dhe se do të jetë si stadiumi me restorante dhe një sallë e vogël për Teatrin.

'Projekti i Bjarkë është një furrik. Teatri do jetë si stadiumin ca restorante dhe një sallë e vogël. Nuk ka asnjë detaj për projektin dhe nuk ka një njeri të më tregojë projektin, ja ulëset ku janë, ja dhomat  e ndërrimit, ja grimi. Bjark nuk mund të më sjellë mua si risi se aktorët do të duken nga rruga. Kjo është fyerje.'- tha Liçaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 06/07/2021 16:29

    O Licaj o trap na rrufsh bo…

    Përgjigju
  • miauli: 06/07/2021 16:01

    Ikni more plehra e maskarenj. Mbrapa gjoja 'mbrojtje per teatrin' fshihet etja per pushtet qe kane dallaveraxhinjte dhe kriminelat e organizates terroriste te pd-se, qe gjoja si parti, ka mbledhur rreth vetes te gjithe ndyresirat dhe plehrat e shoqerise shqiptare. Ai gjoja teater ka qene veçse nje barrake me pupulita e mbushur gjithe morra e krimba e qe vinte era myk gjithandej. E ndertuan italianet shpejt e shpejt, per kuplara e bordello per ushtaret e saj dhe FALEMINDERIT O EDI RAMA QE E SHKATERROVE KETE PAÇAVURE E KARAKATINE TE SHPIFUR.

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/07/2021 01:19

    Ky licaj se kupton qe me delirin e tij po mbron kauzen e nje kopeje hienash dhe krokodilesh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?