Gjergji Laçi dhe banesa ku mbant familjen të ngujura

Vendimi i ‘pa-drejtësisë’ për Gjergji Laçin që terrorizoi banorët me kallash e më pas ngujoi ‘familjen’

7 Nëntor 2022, 15:25| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:36

  • Share

Më 10 janar 2013, Gjergj Laçi, i njohur edhe si Xherxh Laçi, do të arrestohej nga policia e Tiranës pasi me armën kallashnikov dhe qindra municione gjetur në banesën e tij tek lagja e njohur si “nyja betonit” ai qëllonte me armë.

Për disa minuta rresht terrorizoi banorët e fqinjët ndërsa refuzoi të dorëzohej deri në ndërhyrjen e policisë. Familjarët e tij asokohe dilnin nga banesa dhe para policisë treguan se kishin qenë në Pazar, ndryshe nga ngjarja e 6 nëntorit 2022 ku prej afro 6 vitesh ai i mbante të izoluar.

Sipas vendimit ekskluziv siguruar nga Shqiptarja.com Laçi ka mundur t’ia hedh krimit të kryer vetëm me 20 muaj burg edhe pse vepra penale parashikonte një dënim mesatarisht 5 vite. Ja se si shprehej Laçi në atë seancë “i pranoi faktet e paraqitura nga prokurori dhe shpreh pendim te thelle për veprimet e kryera". 

Kaq ka mjaftuar që ai të marrë lirinë duke shlyer dënimin thuajse me kohën e paraburgimit e te rikthyer në familje e komunitet sipas drejtësisë i rehabilituar. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga apeli i gjykatës tiranë edhe pse prokuroria e ka kundërshtuar dënimin e ulët.

Pa llogaritur pasojat e dënimit të ulët tashmë gjyqtari i cili rezulton i shkarkuar nga vettingu Altin Abdiu ktheu në komunitet një person që pendesën e kishte thjeshtë justifikim. Fqinjët dhe banorët u përballën sërish me Laçin këtë herë paraditen e 6 nëntor kur policia zbarkoi në lagjen e tyre dhe me anti-terrorin prangosën 52 vjeçarin i cili kishte ngujuar edhe familjen me argumentin për ti mbajtur larg nga e keqa!

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 07/11/2022 16:27

    Ky esht k*r me lale mos u lodhni tu kerku kot

    Përgjigju
  • justice: 07/11/2022 16:18

    Fundamentalist le*en ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?