Kronikë

Vendimi i parë i vettingut për policinë/ Përjashtohet inspektori i ankesave në SHÇBA, e dogji pasuria (VIDEO)

8 Nëntor 2019, 11:00| Përditesimi: 8 Nëntor 2019, 18:07

  • Share

TIRANE-Vettingu në policinë e shtetit ka nisur me përjashtime. Inspektori i Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Policisë së Tiranës, Oltion Shehu u përjashtua sot radhët e Policisë së Shtetit, pasi iu gjetën shkelje në aspektin e pasurisë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pasi shqyrtoi raportet vendosi sot që ta përjashtonte Shehun. Por cilat ishin shkeljet që dogjën Shehun?

Në lidhje me kolonën e integritetit moral, ai rezultoi i pastër pa kontakte me botën e krimit ndërsa në lidhje me pasurinë rezultoi se nuk justifikonte të ardhurat për ndërtimin e një banesë dy-katëshe. Edhe nga ana profesionale sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Shehu rezultoi me probleme pasi ndaj tij kishte dy herë masë administrative të vërejtje nga eprorët. Për të justifikuar pasurinë e tij Shehu tha se këtë profesion e ka ushtruar prej vitit 1996 deri në vitin 2003 pa e ditur se aty kishte qenë i pasiguruar, por sipas tij kishte fitime të mëdha edhe për shkak të bakshisheve.

1573207377_oltionshehu.jpeg

Oltion Shehu, shefi i Ankesave në Drejtorinë e Tiranës pranë SHÇBA-s dhe avokati

Pra, puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty i dogjën karrierën Oltion Shehut, që në përfundim të seancës ku u dha vendimi nuk pranoi që të jepte asnjë koment. Por cfarë ndodh tani? E ndërsa në rastin e vettingut për njerëzit e drejtësisë kemi termin 'shkarkim', këtu është 'përjashtim' pra nga radhët e policisë. Njerëzit e drejtësisë apelimin e bëjnë te Kolegji i Posaçëm, ndërsa në rastin e vettingut në policinë e shtetit, të shkarkuarit duhet ti drejtohen Gjykatës Administrative. 

Seanca e dytë e Vettingut në polici ishte me numrin dy të SHÇBA, Adriatik Ago. Trupa e vlerësimit përbëhej nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 08/11/2019 16:51

    Po polici i portit që ka bërë keshtjelle 5 kate pranë tregut fshatar ne Durrës pa leje në tokë shteti a do e kalojë vetingun

    Përgjigju
  • Komandanti: 08/11/2019 16:33

    Po zotit Nexhi kur do ti vije rradha?

    Përgjigju
  • Porti Vlorë: 08/11/2019 16:03

    Beni veting shefit policise kufitare Vlore A.S., nje fshatar Burreli qe bashkepunon me trafikantet e droges, per 3 muaj ne Vlore ka blere 3 apartamente ne Tirane

    Përgjigju
  • Tironsi: 08/11/2019 14:08

    Po si rregull duhet ta fillonte me drejtorin e pergjithshem te pulicis..... apo i dalin shume miliona te pa deklarume e ta leme ne pak se gjynof...

    Përgjigju
  • bosi: 08/11/2019 13:28

    Ma do mendja se perveç vetingut qe nuk kalojne dhe punes qe humbasin ketyre kermave duhet tu bllokohet pasuria dhe tu jepet atyre qe e kane nevoje.

    Përgjigju
    • dsa: 08/11/2019 18:39

      aty mahu lale

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?