Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit se në Holandë edhe parlamenti është dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
"Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s'ka kohë për pushim", shkruan Rama në Facebook.
Lajmi kryesor:
Edhe Parlamenti si Qeveria, Holanda me vendim unik dhe historik për Shqipërinë: Të përcaktohet sa më shpejt data për negociatat me BE-në
K.T./ReportTv.al