Vendimi i Prokurorisë Dibër/ PD: Do të ankimojmë pushimin e çështjes për dosjen 184! Janë kryer krime elektorale

19 Dhjetor 2020, 14:04| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:59

  • Share

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë PD, e cila njofton se për këtë arsye i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje.

PD thotë se Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

 “Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet procedurale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”- thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Prokuroria e Dibrës njoftoi dje përfundimin e hetimeve për dosjen 184 dhe marrjen të pandehur të 4 personave, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. U pushua çështja për kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli.

Përgjegjës për shkeljen e ligjit për dosjen e etiketuar 184 janë Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë. Këta shtetas janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikon të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim. Ajo nisi si dosje pas publikimit të disa përgjimeve nga media gjermane BILD, ku pretendohej se eksponentë të PS-së flisnin për manipulim të zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë Dibër.

Lajm në përditësim...

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?