Fredi Kokoneshi dhe dokumenti i prokurorisë

Vendimi i prokurorisë që rrëzon Alibeajn e Bardhin, Kokoneshi u verifikua në 2019-n, nuk është hetuar dhe dënuar asnjëherë jashtë vendit

21 Korrik 2022, 17:15| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 17:27

  • Share

Pesëmbëdhjetë deputetë të Partisë Demokratike, ku përfshihen edhe Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, i kanë kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e kryetarit të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshit, me pretendimin se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali. Sipas PD-së, Kokoneshi ndodhet në kushtet e ndalimit për t’u zgjedhur në një funksion publik, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Report Tv sjell dokumentet, të cilat konfirmojnë se Fredi Kokoneshi është verifikuar një herë nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2019, duke arritur në konkluzionin se Fredi Kokoneshi nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për t’u zgjedhur, as nuk është hetuar dhe as nuk është dënuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale, aq në Shqipëri dhe as në Itali.

Hetimi i Fredi Kokoneshit është kryer nga prokurori Arben Kraja, sot kryetar i SPAK-ut. Me vendim të datës 15 korrik 2019, Kraja hedh poshtë të gjitha pretendimet e PD-së për kryetarin e Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, i cili rezulton i verifikuar një herë, duke e bërë nul kërkesën e PD-së.

Në vendimin e Krajës, thuhet se Kokoneshi nuk është në kërkim ndërkombëtar, nuk rezulton i përfshirë në aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë, nuk i njohur për aktivitet të paligjshëm në Itali, gjurmët e tij të gishtave nuk ndodhen në databazën e Institutit të Policisë Shkencore Italiane, dhe se nuk është hetuar dhe arrestuar ndonjëherë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Ndërkaq, kryebashkiaku socialist ka reaguar pas kërkesës së PD-së. Ai ka ka akuzuar deputetin Gazment Bardhi se po e shantazhin, pasi po i verifikohet prona e një resorti në Divjakë, ku sipas Kokoneshit, është strehë për demokratin.

“Akuza të përsëritura. Të njëjta me të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallëzuar në prokurori, do t’i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”, tha kryebashkiaku.

 
K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Z.Pano: 22/07/2022 11:12

    Ky eshte nga fisi patriot dhe luftetar Kokoneshi! Njerez te nderuar dhe trima! Stergjyshi i tij ka qene Prift por edhe Partizan ne luften Nac-Clirimtare dhe kreu i Kishes Ortodokse Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?