Gjergj Prendi dhe Emiljan Jani

Vendimi i qeverisë, 2 prefektë të rinj! Në Durrës emërohet Emiljan Jani, Gjergj Prendi do të jetë i Lezhës

6 Prill 2022, 18:04| Përditesimi: 6 Prill 2022, 18:11

  • Share

Qeveria ka ndryshuar 2 drejtues prefekturash në vend. Përmes vendimeve Këshilli i ministrave ka liruar nga detyra Roland Naston si prefekt i Qarkut të Durrësit, ndërsa ka emëruar Emiljan Janin. Ndërsa në Lezhë prefekti i ri do të jetë Gjergj Prendi pasi Gjokë Jaku ka dhënë dorëheqjen.

2 ditë më parë Jaku ka dhënë të hënën dorëheqjen nga detyra, pas 3 vitesh në këtë funksion. Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, por e ka ‘justifikuar’ me një shprehje të Martin Luter Kingut, që thotë “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, Jaku ka bërë një falenderim për të gjithë personat me të cilët ka bashkëpunuar.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?