Foto ilustruese

Politikë

Vendimi i qeverisë, Garda do të lejohet të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese për kontrollimin e turmave

30 Shtator 2021, 07:45| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 09:26

  • Share

Garda e Republikës së Shqipërisë do të lejohet që të përdorë lëndë kimike për kontrollimin e turmave. Në vendimin e Këshillit të Ministrave për përdorimin e armatimeve, dhe pajisjeve të tjera për përdorimin e forcës nga garda e Republikës së Shqipërisë, është lejuar edhe përdorimi i lëndëve kimike neuroparalizuese. Ky vendim hyn në fuqi, ndërkohë që është ngarkuar ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

VENDIMI

PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE NEUROPARALIZUESE, TË MJETEVE DHE TË PAJISJEVE TË TJERA KUFIZUESE, PËR PËRDORIMIN E FORCËS NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/09/2021 23:57

    KY ESHTE NJE NGA VENDIMET ME TE RREZIKSHME DHE ME PASOJA SHUME TE RENDA QE JANE MARRE NDONJEHERE NGA NJE QEVERI SHQIPTARE.DEMOKRACIA DHE TE DREJTAT E NJERIUT ME KETE LIGJ,VENDOSEN NE NJE RREZIK SHUME TE MADH.Megjithese nuk jam kunder gazit lotesjelles ne raste ekstreme,mendoj se nje ligj kaq te rrezikshem nuk e ka patur as Enveri.KINI KUJDES!

    Përgjigju
  • Miçaqi: 30/09/2021 07:00

    Siç duket qeveria shqiptare mendon se armët kimike ndalohen nga konventa e Gjenevës vetëm kur nuk ja fut popullit tënd.

    Përgjigju
  • Lexues: 30/09/2021 06:42

    Po vjen fundi i diktatures...

    Përgjigju
  • Dolfi: 30/09/2021 06:09

    Ju kujtohet protesta kunder armeve kimike? Portestoni tani po jua mbajti, plebenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?