Vendimi i qeverisë për ndërtimet pa leje, Rithemelimi: Nuk lufton infomalitetin por favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve

16 Shtator 2022, 12:25| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 14:40

  • Share

VKM e Ramës për konfiskimet e ndërtimeve pa leje shkel ligjin, pasi nuk lufton infomalitetin por favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve, duke amnistuar ndërtimet e tyre pa leje. Kështu tha në një deklaratë për shtyp Ledina Mandia e Rithemelimit.

 “VKM e Edi Ramës, për gjasme konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi. Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë. Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje. Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë në përputhje me ligjin 107/2014, ndërkohë që në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të Shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale. Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë Lejen e Ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje. Pra, Shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore. Ndërtimet e konfiskuara sipas këtij vendimi mund t’i transferohen, me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut.   Ndërkohë çmimi i tregut, për qeverinë, janë vlerat e referencës, të cilat janë minimaliste krahasuar me tregun imobiliar. Qeveria sot shpronëson dhe shpërblen pronarët e ligjshëm me çmim reference, të cilat goditen në rrugë gjyqësore, dhe nuk e njeh çmimin e tregut. Por në rastin e mafias së ndërtimit, të cilën tashmë e bën bashkëpronare, u jep të drejtë parablerje me çmim reference, duke shpronësuar shqiptarët e thjeshtë, dhe duke lejuar blerësit preferencial të RAMËS ta shesin këtë pronë me vlerën e tregut imobiliar. RAMA nuk ka guxuar aq sa të heqë gjobat dhe dënimet penale me VKM, por në asnjë rast nuk është shprehur në formë deklarative për ndjekjen penale të shkelëseve të ligjit, shpërdoruesve të detyrës në IKMT që kanë lejuar ndërtime të tilla etj.  Meqë IKMT nuk vepronte me urdhër të Kryeministrit, tani e angazhon me detyra që klientët e qeverisë të marrin në kohë reale dokumentacionin ligjor dhe nëse nuk e bëjnë, kuptohet që RAMA do t’i kallëzojë penalisht për shpërdorim detyre. Nuk ka jurist me njohuri minimale të ligjit, dhe zyrtar në një kabinet qeveritar normal, që mund të pranojë lajthitje të tilla dhe për më tepër t’i proklamojë si sukses të radhës. Qeveria ndërkohë që duhet të bëjë kallëzime penale, konfiskime etj, pranon marrëveshjen me krimin”, shkroi ajo.

Mandia i bëri thirrje SPAK që të hetojë “shkelësit e ligjit”, ndërsa tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani, e se “kriminelët” do të kthejnë çdo gjë dhe çdo pasuri e konfiskuar, sipas ligjeve në fuqi do i kalojë Shqiptarëve.

“Është përgjegjësi e SPAK dhe organeve të drejtësisë, të regjistrojnë menjëherë procedim penal dhe të procedojnë të gjithë shkelësit e ligjit, ka apo nuk ka kallëzime, si për ndërtuesit abuzues, si për armatën e inspektorëve, që hanë nga paratë e taksapaguesve të varfër dhe majmen nga xhepat e kriminelëve. PD do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për zhbërë këtë masakër anti-ligjore të Edi Ramës me qëllim të ligjërimit të krimit dhe mbushjes së xhepave të tij”, tha ajo.

Reagimet e opozitës filluan pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje, një operacion i nisur nga qeveria. Deri tani në kuadër të zbatimit të vendimit të qeverisë, janë sekuestruar dy prona pa leje. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jari: 16/09/2022 17:59

    Ik mos flisni kshu budalleqesh se late name dhe ju me keto gjera qe thoni

    Përgjigju
  • ermir: 16/09/2022 17:58

    Ato gjerat i beni ju jo keto

    Përgjigju
  • Luan: 16/09/2022 14:02

    A ju te gjithe jeni nevojtore , cfare tju thotet haleja nxirrni nga goja edhe pse vete e dini qe po thoni idiotesira

    Përgjigju
  • Alban: 16/09/2022 14:01

    Po ashtu sic thoni ju eshte , jeni teper te zgjuar , nuk e di pse nuk jeni ne qeveri hahahah

    Përgjigju
  • Tomi: 16/09/2022 13:51

    Po po ju preken ju interesat prandaj se per popullin me mire eshte

    Përgjigju
  • Rreli: 16/09/2022 13:51

    Po si duket jan pallatet tuaja ato pa leje prandaj lehni kot

    Përgjigju
  • colja: 16/09/2022 13:14

    keni hallin e atyre kusherinjeve tuaj kushedi se si dispozite un e shof shume ne rregull

    Përgjigju
  • ledjon: 16/09/2022 13:11

    Me fal si do favorizoje oligarket kur oligarkun e pare ne durres te prestige ja prishi sepse nuk ishte ne rregull

    Përgjigju
  • irina: 16/09/2022 12:58

    qeveria po ben pun shum te mire ne kete vend. se kuptoj si dalin e flasin brockulla kto te pd kot

    Përgjigju
  • elma: 16/09/2022 12:55

    kto opozitaret na e kan shpif sa her qe dalin e flasin

    Përgjigju
  • Klodi: 16/09/2022 12:52

    Si mund te favorizoje oligarket kir ai po prish ndertesat pa leje ose i perdor per strehe sociale

    Përgjigju
  • Osman: 16/09/2022 12:52

    Ore ckeni ju topozites a keni hall se po ju vjen rradha e juve e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?